Skandali i “Silicon Mix” çon para dyerve të SPAK, Niko Peleshin?

Aktualitet

Publikuar: 05/03/2024

Skandali i “Silicon Mix” çon para dyerve të SPAK, Niko Peleshin?

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Ende nuk dihet arsyeja pse ministri i Mbrojtjes është thirrur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kjo është hera e parë që ministri Peleshi paraqitet në SPAK.

Më herët, ai është përballur me institucionet e drejtësisë, lidhur me skandalin e ‘Silicon Mix’, në kohën kur Peleshi ka qenë ministër i Bujqësisë.

Në vitin 2019, tch ka denoncuar se si një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ po shitej ne Shqipëri si pleh kimik.

Por vetë fermerët e blinin atë për të vrarë insektet që dëmtonin qershitë.

‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një urdhër të Peleshit, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat.

Niko Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv.kryeministrit në periudhën 2013-2017.

Ndërsa në periudhën shtator 2017-janar 2019 ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.