“Kemi ikur por ndihemi të rrezikuar”, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës: Ai do tentojë të arratiset sërish

Aktualitet

Publikuar: 05/03/2024

“Kemi ikur por ndihemi të rrezikuar”, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës: Ai do tentojë të arratiset sërish

Alketa (Elena) Hysa, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, i cili brenda një dite vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, ka thyer heshtjen dhe ka folur rreth ngjarjes së rëndë.

36-vjeçarja e cila u nda nga Hutra pas dhunës që ai ushtronte dhe mos pranimit të shtatzënisë, thotë se është larguar përgjithmonë nga Shqipëria.

Ajo thotë se rreziku nuk ka kaluar ende, pasi Dan Hutra mund të tentojë të arratiset sërish nga burgu dhe të bëjë të njëjtën gjë. Alketa i kërkon shtetit që të ketë kujdes Dan Hutrën pasi ajo dhe familja e saj ndihen ende të rrezikuar e kërcënuar.

“Jam larguar nga shtëpia. Ai është shumë i rrezikshëm shteti ta shtrëngojë shumë, sepse ai do të bëjë sërish të njëjtën gjë. Nuk mund të rrinim akoma aty, të rrezikoheshim prapë. Ai do të vazhdojë të tentojë të arratiset derisa të ketë jetën.

Ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar edhe këtu ku jam. Asnjë nga shteti nuk ka ardhur në shtëpinë tonë”.

Kujtojmë se më 1 mars të vitit të shkuar, Dan Hutra rreth mesditës ka shkuar në Astir për të eliminuar me thikë pa shkaktuar shumë zhurmë Marjana Gurakuqin të cilën e akuzonte se nuk i kishte kthyer një shumë parash. Falë disa klientëve që hynë në dyqan dhe reagimit të saj ajo mundi të shpëtojë me disa lëndime në dorë dhe në fytyrë.

Fill pas kësaj ngjarje ai shkoi në Kodër Kamëz ku qëlloi ndaj familjes së ish-bashkëjetueses, duke lënë të plagosur ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe dhe vrarë me armë zjarri Mevlute Hysan 30 vjeçe, motrën e Alketës dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, të fejuarën e vëllait të saj.