E rëndë në Shkopet / Gruaja bie nga ura në lumë, një person u hodh ta ndihmojë por…

Aktualitet

Publikuar: 04/03/2024

E rëndë në Shkopet / Gruaja bie nga ura në lumë, një person u hodh ta ndihmojë por…

Një ngjarje e rëndë raportohet në Shkopet të Kurbinit, ku një grua është rrëzuar në lumë teksa po kalonte urën.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja, e cila ishte duke ecur me paterica, është penguar dhe ka rënë nga ura.

Dyshohet se një person tjetër është hedhur për ta ndihmuar, por nuk dihet fati as i tij apo i gruas.

Forca të policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.