Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit për bllokimin e një telefonit, i cili është sekuestruar gjatë një kontrolli që BKH-ja ka ushtruar në banesën e nënës së Monës, Fatime Kryemadhi.
Ende nuk është caktuar data se kur do të zhvillohet seanca, por relator i çështjes është caktuar gjyqtari Ilir Panda.
Kërkesa e Kryemadhit për t’ja kthyer celularin, u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, më datë 4 janar 2024,
që e konsideroi përpjekjen gjyqësore të deputetes të pabazuar ne ligj dhe në prova.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po hetohen për pastrim parash, korrupsion, falsifikime, fshehje pasurie etj., për dosjet e lobimit dhe aferën CEZ-DIA.
Disa javë më parë, një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit bastisi disa shtëpi që dyshohet se janë pasuri të fshehura të Monika Kryemadhi dhe se aty mund të kishte prova për korrupsionin e çiftit Meta-Kryemadhi.
Vilat e çiftit Meta-Kryemadhi te Kodra e Diellit dhe Gjirin e Lalzit nuk mund të kontrollohen pasi Monika ka imunitet si deputete. Kontrolli i vilave në pronësi të Kryemadhit mund të bëhet vetëm me leje të Kuvendit.
Por, BKH-ja, me urdhër të SPAK dhe me miratim të gjykatës, ka krye kontrolle në banesa të tjera, duke përfshirë edhe shtëpinë e nënës së zonjës Kryemadhi, Fatime Kryemadhi.
Gjatë kontrollit janë sekustruar dokumente, projekte, plane, blloqe si dhe një telefon, i cili është zbërthyer nga ekspertët.
Në këtë telefon mësohet se janë rikuperuat biseda me rëndësi për hetimin, ku dalin në pah pazare, pastrim parash dhe pasuri të fshehura.
Kjo është edhe arsyeja se pse Kryemadhi këmbëngul që t’i rikthehet telefoni dhe bisedat e zbërthyer të mos marrin vlerën e provës.
Fatime Kryemadhi nga shitëse qepësh në milionere
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë një pasuri të deklaruar me vlerë disa milionë euro, ndërsa si burim të ligjshëm të ardhurash kanë vetëm pagat si zyrtarë të shtetit, paga të cilat nuk mbulojnë dot as koston e ndërhyrjeve estetike të Monikës në fytyrë, pa llogaritur festat e çmendura, ditëlindjet, shkollimin e fëmijëve, veshjet, ushqimin, makinat, bizhuteritë etj.
Pasuria e fshehur e çiftit dyshohet se ka një vlerë prej qindra milionë euro, por le të ndalemi vetëm tek pasuria e deklaruar.
Për të ngritur këtë pasuri me vlerë miliona euro, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë futur nga xhepi i tyre vetëm 5 milionë lekë, për blerjen e një trualli në Laprakë, ku ngritën pallatin.
Nga verifikimet që ka bërë Prapaskena rezulton se lir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë pasur pasuri të trashëguar. Çifti ka hyrë në politikë me nga një çerek apartamenti në pallatet parafabrikate dhe një golf 2, të cilin më shumë se shtynte Meta në rrugët e Tiranës se sa ecte vetë.
Atëherë si e krijuan pasurinë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi? Këtë përgjigje në fakt duhet ta japë SPAK-u.
Për të justifikuar pasurinë, Monika Kryemadhi ka futur në lojë mamanë e saj Fatime Kryemadhi, babanë dhe vëllanë Drini Kryemadhi. Ky i fundit ia ka shlyer borxhet në banka. Babai gjoja i ka trashëguar toka, ndërsa mamaja i ka kaluar para në llogari nga kursimet e saj.
Monika Kryemadhi ka deklaruar se pasurinë e ka trashëguar nga prindërit.
Në një rast, Fatime Kryemadhi i kalon 13 milionë lekë Monika Kryemadhit në llogari.
Po cila është e vërteta?
E vërteta është se prindërit e Monikës nuk kanë pasur as prona dhe as pasuri, as në Tiranë dhe as në Dibër. Babai ka punuar në ndërmarrjen “Gjergj Dimitrov”, si punëtor i thjeshtë.
Mamaja e saj, pas viteve ’90, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, ka shitur qepë dhe speca në Qytetin Studenti.
Kështu e kujton edhe shoqja e saj Ajtanga Lubonja. “Monika i thoshte që unë e pasur u bëra nga babai, qesha se m’u kujtua kur shisnim qepë unë e Fatimja (nëna e Konikes) në Q.S! Jo moj cupë i thashë nga ekrani, ti u bëre e pasur kur t’u bë burri kryeministër!”.
Si bë milionere Fatime Kryemadhi, duke i kaluar para në llogari të bijës, duke shitur qepë dhe speca në Qytetin Studenti?! Edhe kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje SPAK-u.
Po Drini Kryemadhi nga i mori paratë që i shlyente gjoja borxhet Monikës? Drini mori nga SGS-ja e Metës rreth 400 mijë USD paga pa shkuar asnjë ditë në punë, ndërsa dyshohet se ka pastruar paratë e Monikës me kompaninë e ndërtimit Tirana DKT.
Dyshimi i arsyeshëm
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë vjedhur qindra milionë euro, duke shpërdoruar pushtetin, me koncesione, tendera, me taksë për lejimin e trafiqeve, me trafikantë droge, me tjetërsim të pasurive publike, kontrata korruptive dhe afera të ndryshme, kur ishin në pushtet në vitet 2000-2002 dhe 2009-2017.
Një pjesë të parave i kanë investuar në pasuri të paluajtshme në Angli, në Shqipëri në emra të tjerë si dhe i kanë dërguar në parajsa fiskale. Një pjesë të parave i kanë shpenzuar për luks, shkollim dhe investim në pasuri të paluajtshme të deklaruara.
Për të justifikuar pjesë e parave të deklaruara, Monika Kryemadhi ka futur në skemë mamanë Fatime dhe vëllanë Drini Kryemadhi, të cilët dyshohet se ruajnë disa thasë me para korrupsioni të Monikës.