Grup kriminal në FSDKSH, mega vjedhje me receta fiktive, Albana Adhami koka e skemës, rimbursime miliona euro në emra që nuk jetojnë. SPAK të bllokojë arratisjen e hajdutëve me kollare

Krim & Korrupsion

Publikuar: 02/03/2024

Grup kriminal në FSDKSH, mega vjedhje me receta fiktive, Albana Adhami koka e skemës, rimbursime miliona euro në emra që nuk jetojnë. SPAK të bllokojë arratisjen e hajdutëve me kollare

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor konsiderohet si një nga nëndegët e qeverisjes me risk të lartë dhe flamur të kuq për abuzime, skema mashtrimi me receta fiktive të rimbursueshme, korrupsion, zhvatje dhe veprimtari të tjeta të paligjshme.

Asnjë institucion tjetër shtetëror, as Hipoteka, as Tatime, Dogana etj., nuk ka qenë objek hetimesh, denoncimesh dhe arrestimesh më shumë se sa FSDKSH.

Për shkak të këtij risku të lartë për t’u përfshirë në afera dhe vjedhje të parave publike, denoncimeve dhe skemave mashtruese, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit pothuajse është çdo vit objekt i auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndërkaq, disa hetime dhe dosje, dhjetëra arrestime dhe pak dënime, jo vetëm nuk e kanë frenuar, por përkundrazi, vetëm sa i kanë intensifikuar aferat korruptive të FSDKSH, ku dominon skema e mashtrimit me barnat e rimbursueshme.

Ndoshta do të duhen ndryshime ligjore që FSDKSH të jetë objekt i SPAK-ut për çdo vepër penale të dyshuar.

Në 10 vitet e fundit, FSDKSH ka pasur 13 drejtorë, konkretisht: Astrit Beci, Milva Ikonomi, Pjerin Xhuvani, Vjollca Braho, Erion Manohasa, Alketa Hila, Eduard Ahmetaj, Anila Denaj, Adela Xhemali, Rudina Degjoni, Elisa Bërziu, Albana Adhami dhe Spartak Zekja.

Shumica të PS, disa të LSI dhe  PDIU. Disa të hetuar dhe arrestuar, por asnjë i dënuar.

Që nga shtatori i vitit 2023, DRFSDKSH drejtohet nga Spartak Zekja, një përfaqësues i kartelit të ilaçeve në Shqipëri, madje ish pronar i depove farmaceotike dhe një kompanie që ka përfituar edhe para publike.

Më herët, FSDKSH është drejtuar nga Albana Adhami, një nga drejtoreshat më jetëgjatë në krye të FSDKSH.

Si Albana Adhami, ashtu edhe Spartak Zekja, janë lidhje të besueshme dhe dora e Ogerta Manastirliut, e cila po hetohet nga SPAK për disa afera me koncensionet dhe tenderat në shëndetësi, me vlerë qindra milionë euro.

Albana Adhami është një nga xhepat më të thellë të korrupsionit të Ogerta Manastirliut dhe kartelit mafioz të ilaçeve, sektori më fitimprurës në Shqipëri.

Prapaskena mëson nga burime brenda FSDKSH se nën drejtimin Albana Adhamit është realizuar një skemat më të frikshme të mashtrimit me recetat e rimbursueshme fiktive, përmes të cilës janë vjedhur miliona euro.

Është përfshirë kupola FSDKSH, dhjetëra farmaci, depo farmaceotike, disa oligarkë, farmacistë, inspektorë etj., pra e gjithë mafia e ilaçeve në Shqipëri.

Skema ka funksionuar disa vite dhe ka vijuar edhe nën drejtimin e Spartak Zekja, i cili ka vetë kompani farmaceotike, kaluar fiktivisht në emra të besuar.

Të dhënat tregojnë se Albana Adhami është koka kësaj skeme kriminale. Ajo ka kontrolluar më herët edhe drejtoritë kyçe të Fondit.

Adhami jo vetëm nuk ka kryer kontrolle dhe inspektime mbi farmacitë me rimbursim të lartë, por ka financuar me miliarda lekë farmacitë e rrejtit kriminal si dhe ka mbuluar skemën e vjedhjes së parave publike.

Sigurisht që aktiviteti korruptiv të Albana Adhamit nuk kufizohet vetëm te skema e mashtrimit të rimbursimit.

Albana Adhami është dora e Manastirliut dhe oligarkëve edhe për financimin e koncensioneve korruptive, check up-in, dializën, sterilizimin dhe laboratorët me kosto rreth 500 milionë euro.

Në skemën e rimbursimit janë përfshirë të vdekur dhe njerëz që nuk kanë shkelur në Shqipëri prej vitesh.

Nuk dihet nëse skema po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Por, nuk ka dyshim se nuk kemi të bëjmë me një vjedhje të zakonshme dhe të përsëritur, por me një grup të mirëfilltë të strukturuar kriminal, i cili duhet të goditet nga SPAK-u.