Nuk është vetëm një nga mënyrat më të shëndetshme për të rënë në peshë, por është pikësëpari një investim për shëndetin, me parametra të matshme dhe të konfirmuara me studime shkencore, duke nisur që nga ulja e diabetit, ulja e kolesterolit, ulja e presionit të lartë të gjakut, detoksifikimi, sidomos i mëlçisë, rritje imuniteti, tonifikim, deri tek reduktimi i stresit dhe ankthit, zhdukja e celulitit, ngadalësimi i plakjes, rritjen e qarkullimit të gjakut, sidomos trajtimi i infertilitetit etj.

Bëhet fjalë për qendrën e dobësimit ‘Kenda Center’, e cila tashmë ofron shërbimin e dobësimit dhe të mirëqenies edhe në Tiranë dhe Durrës, përmes disa apartuarave, fjala e fundit e teknologjisë, efikasiteti i të cilave është verifikuar shkencërisht në të gjitha aspektet mjekësore.

Humbisni deri në 25 kilogramë për 5 javë. Ju duket befasuese deri e pamundur?
Ata që e kanë provuar e dinë të vërtetën. Ata që janë skeptikë dhe që po luftojnë prej vitesh për të humbur kilogramët e tepërt, mund ta provojnë.

Rezulati duket që në seancat e para. E tregon peshorja dhe mënyra se si ndihet vetë personi.

Përmes aparaturave, ju do të eliminoni dhjamin në mënyrë natyrale si një lloj gjimnastike pasive, duke kaluar nëpër disa lloje të aparaturave, të cilat mundësojnë djegien e kalorive.
Nuk ka humbje peshe pa defiçit kalorish. Na duhen rreth 2.000 kalori në ditë, në mënyrë që trupi të kryejë të gjitha funksionet e tij të nevojshme.

Nëse marrim mbi 2 mijë kalori nuk ka humbje peshe, me përjashtim të personave që kaloritë e tepërta i kthejnë në enregji përmes aktivitetit fizik.
Nëse marrim 4 mijë kalori, duhen rreth 25 kilomtra vrapim për të mbajtur peshën të pandryshuar. Imagjinojeni 25 km vprapim? E pamundur.



Çfarë bëjnë aparaturat? Aparaturat, përmes nxehtësisë djegin kaloritë në mënyrë krejt natyra, sikur personi të jetë duke vrapuar, por në fakt po qëndron i qetë duke parë një film.
Procesi i seancave në një ditë zgjat 2.5 orë. Seancat me aparatura të certifikuara kombinohen me një regjim të caktuar ushqimor.Kur programi zbatohet nga të dy palët, rezultati është konkret.
Si mund të filloni
Së pari klienti i nënshtrohet një analize trupore ku përcaktohet: masa dhjamore, masa hidrike, masa muskulare dhe skeletore si dhe metabolizmi.
Më pas klienti nis seancat e dobësimit përmes 4 aparaturave.
Si rezultat i kësaj terapie, klienti humbet 5-8 kg në 10 seanca të plota dobësimi dhe reduktim të perimetrit deri në 10 cm për vetëm 10 seanca.
Sauna tunel

Kjo është një aparaturë e fundit dhe rezultat i një projekti të gjatë kërkimor, efikasiteti i të cilës është verifikuar shkencërisht në të gjitha aspektet mjekësore, teknike dhe pa efekte anësore dhe kuruese për shumë sëmundje.
Aktivizon molekulat e ujit duke përmirësuar thithjen e oksigjenit. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe nxit metabolizmin.
Kabina me avull

Është një teknologji e projektuar si terapi estetike që kombinon efektin termik të nxehtësisë me efektet e dobishme të avullit dhe aromaterapisë. Funksionet dhe benefitet kryesore: -temperatura e lartë brenda në kapsule do të hap poret e lëkurës dhe ndihmon në pastrimin e thellë të lëkurës ,e si pasojë do të përmirësohet qarkullimin limfatik, detoksikohet trupi dhe efekt lipolitik apo reduktim i shtresave dhjamore në trup.
Eleminon shumë qeliza të vdekura dhe kryen ajrosjen e lëkurës përmes djersës. Rrit elasticitetin e lëkurës, stimulon prodhimin e kolagjenit të ri dhe ngadalëson rrudhosjen e lëkurës. – Shlodhje muskulare dhe efekt relaksues, përmisim të disponimit.
Efekte stimuluese në sistemin imunitar dhe në mbrojtjen antivirale. Efekt analgjezik ,lehtëson dhimbjen dhe përmison lëvizjet te personat që kanë sëmundje reuamtike.
Kabina e shtrirë

Një tjetër paisje që sjellë shumë benifite të jashtëzakonshme për shëndetin e në veqanti në humbje të peshës. Realizon një funksion të rëndësishëm në relaksimin e muskujve dhe detoksifikimin duke larguar toksinat dhe acidin laktik.
Rrezet infra të kuqe

Rrezet infra të kuqe të afërta dhe të largëta kombinohen për të depërtuar në indet e lëkurës deri në 30% (6 mm nën epiderme) dhe shpërbën grumbullimin e yndyrës të lokalizuara në bark, vithe dhe kofshë.
Në mjekësi IR përdoren për shërimin e shumë sëmundjeve si: -sëmundjet reumatike -sëmundjet degjenerative të nyjeve -gjendjet postraumatike ( kryesisht sportistët) – inflamacionet e hapsirave paranazale etj
Studimet shkencore, përfitimet
Nxehtësia në saunë e stimulon djersitjen dhe ndikon në enët e gjakut duke përmirësuar kështu qarkullimin dhe ul presionin e gjakut.
Për këto efekte ka studime shkencore, të cilat kanë treguar se përdorimi i rregullt i saunës mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Përdorimi i rregullt i saunës forcon sistemin imunitar, rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe antitrupave, pastron lëkurën, pastron mëlçinë, veshkat dhe është një mënyrë efektive për t’i relaksuar muskujt, luftuar stresin dhe tensionin.
Sipas një studimi të botuar në Gazetën Amerikane të Hipertensionit mbi banorët e Kuopio, në Finlandë, rreziku për të patur hipertension u zvogëlua me 24% në mesin e burrave që dikur bënin një sauna dy deri tre herë në javë.
Gjithashtu studime të mëparshme kanë treguar se sauna mund të sjellë një reduktim rreth 70% të rrezikut të prekjes nga tensioni i lartë, sëmundje mendore si sklerozë apo alzhaimer, apo edhe sëmundjet kardiovaskulare.
Nxehtësia e saunës e stimulon trupin që të prodhojë edhe endorfinë, duke inkurajuar relaksimin dhe gjumin.