Një 16 vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht për shkak se mbante armë të ftohta në shkollë. Në kërkim është shpallur babai i tij Orges Shijaku pasi e shtynte të birin për të përdorur armë zjarri.
Orges Shijaku, të cilit iu gjet arsenal armësh është djali i piktorit të njohur Sali Shijaku, edhe vetë artist, skulptor, restaurator dhe piktor.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysëm automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.
Policia i gjeti 16-vjeçarit dhjetëra foto dhe video në celular, me të cilat kishte pozuar me armë zjarri brenda ambienteve të shtëpisë, ndërsa kanë dyshime të forta se babai i tij e shtynte në përdorimin e tyre.
Orges Shijaku aktualisht gjendet në Zvicër dhe është shpallur në kërkim nga policia për armët e gjetura në shtëpi dhe përfshirjen e të birit për përdorimin e tyre.