Prapaskena

Krim & Korrupsion

Rasti Qyno / Disa anëtarë të Gjykatës së Lartë të përfshirë në orgji, pazare dhe pastrim parash, një video që do trondisë sistemin. Gjykata si masazhatore e SPAK-ut

Publikuar: 25/02/2024

Vendimi skandaloz i Gjykatës së Lartë, e cila ligjëroi sekuestrimin e paisjeve elektronike, kontrollet në banesë, kontrollin fizik në trup, kontrollin e zyrës, kontrollin e makinës, kontrollin e një lokali dhe sekustrimin e telefonave të gazetarit Elton Qyno nga SPAK-u, nuk është thjeshtë një agreson i kësaj gjykate kundër gazetarëve, medias, fjalës së lirë dhe misionit të raportimit, kundër konfidencialitetit të burimeve, pra kundër një prej shtyllave të demokracisë.

Vendimi, edhe pse ende i paarsyetuar, nuk është thjeshtë një përmbysje të një praktike, standardi dhe korrnize të vendosur nga Gjykata e Strasburgut për rastin ‘Lapsi’ dhe shumë raste të tjera, përmbysje të një vendimi të vetë Gjykatës së Lartë në vitin 2022 për rastin ‘Lapsi’ si dhe në kundërshtim me një vendim i Komitetit të të Drejtave të Njeriut që vepron pranë selisë së OKB-së në Zvicër.

Vendimi për rastin ‘Qyno’, i cili do të hidhet poshtë nga Strasburgu si një atavizëm putinist, tregon për një hall dhe sëkëlldisje të madhe të disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë në raport me SPAK.

Ka një arsye të fortë që Gjykata e Lartë sillet si herë si noter, si çirak, herë si pastruese dhe herë si masazhatore e SPAK-ut, duke firmosur vendime antikushtetuese, arbitrare dhe minuese.

Shpërfytyrimi dhe degradimi i Gjykatës së Lartë para SPAK-ut, duke miratuar çdo marrëzi të prokurorëve dhe atyre që u fryejnë në vesh prokurorëve, konsiston tek veprimtaria e zezë dhe harbimet e disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët janë peng e mëkateve të tyre dhe frikës nga SPAK-u.

Kompromentimi përfshin që nga implikimi në histori rozë, evente orgjie, pazare të pista me gjyqet, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrime, falsifikime, ndërhyrje të paligjshme etj.

Ditët e fundit, në një rreth të ngushtë po qarkullon një video-skandal, ku i biri i një anëtari të Gjykatës së Lartë shfaqet duke bërë pazare me dosjet e babait gjyqtarë, duke treguar se si merren vendimet, sa ka shkuar tarifa për një votë pro ose kundra, si kalohet Vetingu.

Videoa është thjeshtë një ilustrim se si disa anëtarë të kësaj gjyakte janë marrë peng dhe të kapur nga fijet shantazhuese.

Disa materiale të tjera të papublikuara deri më sor tregojnë për një anëtar tjetër të Gjykatës së Lartë, i cili përdor pushtetin dhe funksionin publik për të harbime dhe lojëra erotike.

Disa të tjerë u janë zbuluar para jashtë vendit, dhurata korruptive, pasuri të fshehura, ndërsa Vetingun e kanë kapërcyer si kaluç, me porosi politike dhe duke fshehur fakte dhe rrethana.



Më të lexuarat