Prapaskena

Pa kategori

Biden nuk përmbahet, fyen Putinin: Një bir k*rve i çmendur

Publikuar: 22/02/2024

Presidenti i SHBA, Joe Biden e ka quajtur Vladimir Putinin “një bir k*rve i çmendur” gjatë një eventi për mbledhje fondesh në Kaliforni:

Ne kemi një bir k*rve të çmendur si Putini dhe të tjerë dhe duhet gjithnjë të shqetësohemi për një luftë nukleare, por kërcënimi ekzistencial për njerëzimin është klima,” tha Biden.

Eventi u zhvillua në San Francisko dhe u ndoq nga një grup i vogël gazetarësh.

Biden më herët e ka quajtur Putinin, që urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 2022, “një kasap” dhe “një kriminel lufte”.

Shtetet e Bashkuara do të lajmërojnë një paketë sanksionesh të reja kundër Rusisë të premten në lidhje me vdekjen në burg të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.



Më të lexuarat