Futbolli në zi, ndërron jetë në moshën 63-vjeçare legjenda e Gjermanisë

Sport

Publikuar: 20/02/2024

Futbolli në zi, ndërron jetë në moshën 63-vjeçare legjenda e Gjermanisë

Futbolli gjerman ka humbur një kampion bote.

Andreas Brehme u shua natën mes së hënës dhe të martës në Mynih në moshën 63-vjeçare. Dyshohet se humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak, raporton “Bild”.

Andreas Brehme ishte heroi i finalistes së Kupës së Botës 1990 në Romë, për gjermanët. Në ndeshjen përballë Argjentinës së Maradonës, mbrojtësi shënoi golin e vetëm të takimit nga pika e bardhë e penalltisë.

Si futbollist, luajti për Saarbrücken, Kaiserslautern (ku më vonë ishte edhe trajner), FC Bayern, Inter dhe Real Zaragoza.Brehme luajti 86 ndeshje ndërkombëtare, duke shënuar 8 gola.