Publikohet fotoja e 27-vjeçarit Benard Çullhaj i cili u arrestua ditën e sotme në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”.
Çullhaj u vu në pranga pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, pasi i kishte hapur profile false në rrjete sociale të miturës dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime.
Gjithashtu, 27-vjeçari i kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.
E mitura kishte deklaruar gjatë një bisede me të riun se do të vriste veten pas shantazheve që Benard Çullhaj i bënte.
Pas hetimeve të kryera, janë zbuluar edhe 2 raste të tjera ku i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura të tjera në të njëjtën mënyrë.