Deputetja me 139 mijë lekë pasuri që bën opozitë të vërtetë përballë ‘sheikëve’ që mblidhen te Rruga e Salës nga frika e SPAK-ut

Kryesore

Publikuar: 29/01/2024

Deputetja me 139 mijë lekë pasuri që bën opozitë të vërtetë përballë ‘sheikëve’ që mblidhen te Rruga e Salës nga frika e SPAK-ut

Andia Ulliri nuk është vetëm deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, por edhe ligjvënësja më e varfër.

E gjithë pasuria e deputetes së Partisë Demokratike është 139 mijë lekë në një llogari bankare, me burim nga paga në një biznes privat në Nikël.

Në zgjedhjet parlamentare të 2021, Ulliri luftoi mes burrave të politikës që kishin para, lidhje të forta dhe interesa të errëta.

Andia Ulliri mori 5580 vota nën siglën e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, duke lënë pas Edi Palokën dhe Oerd Bylykbashin, të cilët mblidhen çdo natë te Rruga e Salën, për revulucionin që nuk po ndez prej dhjetë vitesh, si dhe duke iu bashkuar luftës së Familjes Berisha kundër SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe SPAK-ut.

Oerd Bylykbashin e hodhi në sulm Berisha kundër gjeneralit Vladimir Qirjazi, duke i bërë presion me anti-korrupsionin e Kryeministrisë që t’i dorëzonte ish Klubin Partizani dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit. Në atë kohë Bylykbashi ishte kreu i Anti-korripsionit në Kryeministri, të cilin Berisha e përdorte kur ndonjë zyrtar bëhej pengesë për aferat e familjes së tij.

Edi Paloka, pa biznese dhe vetëm të ardhura nga rrogat, është kthyer në ‘beu i Kavajës’, me prona të përfituar në mënyrë të dyshimtë, dhuratë 40 mln lekë, makinë Range Rover, disa pasuri në Tiranë, vilë në Golem etj., që do ta kishte zili edhe një oligark.

Teksa Paloka dhe Bylykbashi luftojnë kundër amerikanëve dhe SPAK poshtë ballkonit të Berishës, Andia Ulliri bën opozitë në zonën e saj elektorale dhe Kuvend, duke denoncuar qeverisjen, rrënimin e arsimit, mungesën e politikave për të rinjtë, parashikimet e buxhetit, koncensionet abuzive etj.

Teksa Andia Ulliri ishte dje në mbështetje të protestës së banorëve që preken nga koncensioni Thumanë-Kashar që qeveria i ka dhënë oligarkut Bashkim Ulajt, Flamur Noka, Paloka dhe Bylykbashi bënin dezhurn te pallati i Bashkim Uljajt, poshtë ballakonit të Sali Berishës, duke i dhënë gairet këtij të fundit.

Andia Ulliri ka marrë 10 herë më shumë vota se sa Jozefina Topalli në Shkodër, me toka dhe vila që nga Razma, Shkodra deri në Tiranë, dhe që sot vajton dhe mallkon veprimin e ligjit penal ndaj Sali Berishës.

Andia Ulliri ka marrë dy herë më shumë vota se sa Aldo Bumçi dhe Albana Vokshi, i pari argat i Shkëlzenit në Ministrinë e Drejtësisë për biznesin në Gërdec, e dyta kamuflon pasuri miliona euro në emrin e bashkëkortit, aksioner që nga puset e naftës që i dha Berisha deri tek kullat në Tiranë, të bllokuara nga SPAK-u si produkt i aktiviteteve kriminale.

Andia Ulliri ka marrë gjithashtu më shumë vota se sa Xhelal Mziu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Sajmir Korreshi, Ina Zhupa, Tritan Shehu etj., të cilët paraqesin forcën çdo mbrëmje poshtë ballkonit të Sali Berishës.

Rastësi apo jo, ky grup deputetësh posedon një pasuri me vlerë miliona euro, duke përfshirë hotele, vila, biznese dhe llogari qindra mijëra euro.

Jo vetëm kaq, por ashtu si Albana Vokshi, e cila nuk deklaron pasurinë e bashkëshortit Arian Tartari, edhe Ina Zhpua nuk deklaron pasurinë e burrit të saj Fabian Goçi, i cili ka marrë 300 tendera publikë. Pasurinë e partneres nuk e ka deklaruar as Belind Këlliçi, i cili ka nisur të qajë poshtë ballkonit të Berishës se po e heton SPAK-u.