Sali Berisha, nga ballkoni i pallatit që ka në emrin e Bashkim Ulajt, ka sulmuar sonte Rrok Gjokën, duke e akuzuar për vjedhje me Rrugën e Arbërit.
“Rruga e Abërit, kur e dorëzuam në vitin 2013, ishin pa ndërtuar gjithsej 27 km. 32 km ishin të përfunduara. Çfarë po ndodh me 27 kilometrat. Me 27 km e rrugës së Arbrit e gjerë 10-11 metra, po i shkon çmimi fiks sa Rrugës së Kombit e gjerë 27 metra në akset e saj. A ka vjedhje më të madhe?“, tha Berisha.
Rruga e Arbërit sot është një provë flagrante korrupsioni dhe shpërdorimi, por Berisha nuk e ka atakuar dhe akuzuar më parë Rrok Gjokën.
Po thuajse të gjithë oligarkët që po pasurohen me para dhe prona publike, kanë blerë dhe kompromentuar të dyja PD, si Rithemelimin e Berishës, ashtu edhe PD-në e Bashës.
Një pjesë e tyre, si Tan Dulaku, Bashkim Ulaj, Gentian Sula i Kodrës së Diellit, Devollët, Salillari etj., financojnë me fatura televizionin e Shkëlzenit, Syri TV.
Të tjerët paguajnë çdo muaj cash tek Shkëlzeni, nga paratë që marrin në buxhetin e shtetit me tendera dhe koncensione korruptive, kontrabandë, pastrim parash apo evazion fiskal.
Për shembull, Sali Berisha nuk i përmend kurrë përfituesit e mëdhenj të parave dhe pasurive publike si Shkëlqim Fusha, Lenc Gjikuria që punon për Sandër Frangajn, Geront Çela, Pëllumb Salillari, Paulin Gega, Sadik Ismailaj etj.
Nuk dihet nëse Rrok Gjoka ka ndërprerë financimin ndaj Shkëlzenit apo Berisha po ushtron presion për të rritur tarifën mujore.