Në prime-n e kaluar të “Big Brother VIP Albania 3”, në nominim shkuan 4 vajza: Ledjona, Roza, Ilnisa dhe Sara. Sot (27 janar), njëra prej tyre do të largohet nga shtëpia, duke hequr dorë nga çmimi i madh.
Për nominimin e tyre, ka dhënë një opinion edhe Olta Gixhari, e cila është pyetur nga njerëzit në Instagram se si iu duk “BBV 3”.
“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash, që për fat të keq janë hedhur nga krahët e djemve me aspak besim te vetja që këtë sfidë mund ta përballojnë edhe të vetme. Ndryshe nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme, për të rritur vajzën e saj, që shpesh ka fjetur edhe pa ngrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë”, u shpreh ajo, duke shtuar se në këtë nominim, vota e saj shkon pikërisht për Ledjonën.

Këtë vit, në “BBV 3”, ka shumë debate dhe sherre mes gocave dhe grave. Ndër përplasjet më të shpeshta janë ato mes Ledjonës dhe Ilnisës, si dhe Ledjonës dhe Rozës.