Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi me hir e me pahir u duhet të përballen me drejtësinë e re. Poshtë hyrjes së pallatit ku jeton me vjehrrnin paraditen e 25 janarit e pritën makinat e policisë për ta shoqëruar drejt Prokurorisë së Posaçme.
Ndryshe nga Sali Berisha, prokurorët e morën në pyetje për gati 4 orë Jamarbër Malltezin, si person në hetim për korrupsion pasiv e pastrim parash. SPAK e heton pasi akuzohet se ka përfituar nga vjehrri i tij përmes veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të përfituar privatizimin e kompleksit që u pasua me ndërtimin e 19 kullave dhe fitimin e 5.4 mln eurove.
‘Në kokë mbante kapelen Republika. Veshur xhaketë me jelek kafe e kollare të verdhë e në xhep një shami të kuqe. Të kujton portretet e botës së krimit të viteve 1940 në SHBA. Personazhet e filmit të famshëm “Kumbari’, (Il Padrino) Don Korleones, bosit më gjakatar të Cosa Nostra-s dhe familjes mafioze në SHBA. Pse vallë Malltezi zgjodhi të vishej për të shkuar në SPAK si personazhet mafioze te filmave te Hollivudit? A e hoqi kapelen para prokurorëve të dosjes Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja?’, shkruan Shqiptarja.com.
Në fakt, Arben Kraha dhe Millonai ia kanë hequr kapelen profesorit të pastrimit të parave dhe korrupsonit.
I pyetur nëse u lejua të merrej në pyetje me kapele, Malltezi tha:“Kapelen e linin këtu, nuk e di pse.”.