I futi Ahmetaj puron në gojë, lapanjozi Armand Shullaku me dy vila në Rolling Hills e Dhërmi. Ku i gjeti paratë dhe pse nuk i sekuestrohen nga drejtësia?

Kryesore

Publikuar: 26/01/2024

I futi Ahmetaj puron në gojë, lapanjozi Armand Shullaku me dy vila në Rolling Hills e Dhërmi. Ku i gjeti paratë dhe pse nuk i sekuestrohen nga drejtësia?

Përpos një gazetareje të Birn, ‘oligarkisë që u bë kapital’ dhe Vesho mallistit, disa muaj para se të arratisej, Arben Ahmetaj arriti t’i fusë ‘puron në gojë’ edhe gazetarit lapanjoz Armand Shkullaku.

(Duke përdorur fondet dhe pasuritë publike, Ahmetaj i dha burrit të gazetares së Birn para publike nga rindërtimi si nënkontraktor, ndërsa vetë gazetaren e mori disa herë në charter. Në xhepat e Vesho mallistit kaloi dhjetëra mijëra euro përmes shokëve të tij biznesmenë, që kanë përfituar koncensione, tendera dhe që kanë privatizuar pasuri publike, disa nga të cilët janë përfshirë edhe në dosjen e inceneratorëve, duke pastruar paratë e Tigrit. ‘Kapitalin’ e Tigri e mori në një udhëtim në SHBA, ku i mësoi për herë të parë ‘dritat kuqe’).

Kjo foto tregon se si gazetari i thekur opozitar, Armand Shkullaku, me karrierë sa duke u kapur pas pantallonave të Sandër Frangajt, sa në Fouristradat elektorale me xhama të zinj të PD, kapërdiset me ish numrin dy të pushtetit të Rilindjes, Arben Ahmetaj, sot në kërkim ndërkombëtar për korrupsion dhe pastrim parash.

Pasi Ahmetaj i fuste puron 300 euroshe në gojë, Shkullaku dilte në TV duke sulmuar shokët e partisë së Tigrit, Edi Ramën dhe Erion Veliaj, si dhe shokën në biznes të Tigrit, Klod Zoton dhe Mirel Mërtirin.

Kur SPAK kërkoi arrestimin e Arben Ahmetajt për korrupsion dhe pastrim parash, Shkullaku tha se Ahmetajn po e arrestonte Rama, ashtu siç pretendojnë sot Sali Berisha, dhëndri i tij, Ilir Meta dhe çdo i dyshuar tjetër si hajdut me kollare.

“Nëse kryeministri jep një shenjë se dikush duhet këputur, SPAK vihet në veprim. Edhe sikur SPAK të kishte të gjitha provat, pas deklarimit të kryeministrit, një prokuror do të thoshte prit pak, sa të kalojë ca kohë që të mos duket se jemi thjeshtë nën komandë të kryeministrit. Për mua është totalisht një veprim politik. Unë kam pasur bindjen se inceneratorët nuk është një vepër e një individi, por një aferë qeveritare”, tha Armand Shkullaku gjatë emisionit ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Po si ka mundësi që një gazetar opozitar i del në mbrojtje ish ministrit të pushtetit, i perceptuar si më i korruptuari?

Përgjigjen e jep fotoja, ku simboli i korrupsionit të pushtetit të Rilindjes i ka futur puron më gojë gazetarit të flakët opozitar.

Pas 7 muajsh në arrati, duket se Ahmetaj ia ka lënë puron në gojë Armand Shkullakut, i cili mbrëmë mori sërish në mbrojtje Ahmetajn dhe sulmoi ish shokët e tij, me të cilët kishin bashkë biznesin e inceneratorëve, siç edhe konfirmohet nga dosja e SPAK për korrupsionin 20-vjeçar Tigrit.

“A ka prokuror edhe me 5-sa ta ketë mbaruar shkollën, që nuk thotë a ta pyesim këtë njeri? Nëse nuk e pyesim këtë, të pyesim sekretarin e Përgjithshëm. Si u jepet 3 lapangjozëve, 430 mln euro projekte, 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve?”, tha Shkullaku.

Është e drejtë e Shkullakut të shitet dhe blihet si të dojë, të manipulojë dhe mashtrojë, por le të ndalemi tek disa fakte të tjera.

Ndërsa 95 % të gazetarëve me kredi dhe vështirësi kanë siguruar një apartament modes në Tiranë, në zona larg unazës së vogël, Armand Shkullaku është pronar i një vile luksoze me vlerë rreth 1 milionë euro në Rolling Hills.

Në emër të Shkullakut rezulton edhe një tjetër vilë në Dhërmi, e cila dyshohet se mund të jetë ndërtuar me paratë që Xheni Gjikuria ka marrë nga Frida Krifca nga fondet që BE-ja ka akorduar për bujqësinë.

A ka gazetar më lapanjoz se sa zëvëndëskryeministri t’i fusë puron në gojë për të sharë shokët e tij të partisë dhe biznesit?

Ku i mori Armand Shkullaku paratë për të blerë dy vila dhe pasuri të tjera të paluajtshme?