Rrëmbimi i biznesmenit nga Kosova, arrestohen dy vajza nga Shqipëria: Kishte edhe 80 mijë franga me vete!

Pa kategori

Publikuar: 24/01/2024

Rrëmbimi i biznesmenit nga Kosova, arrestohen dy vajza nga Shqipëria: Kishte edhe 80 mijë franga me vete!

Biznesmeni nga Gjilani i Kosovës, Musah Hamiti është i zhdukur nga familjarët e tij më 10 janar këtij viti.Hetimi për zhdukjen e tij ka nisur pasi që ai u raportua se me vete kishte edhe 80 mijë franga.

Në prangat e policisë kanë rënë dy gra shtetase të Shqipërisë, Silvana Dulellari dhe Marinela Markoviç janë dërguar në paraburgim.

Gazeta insjaderi ka publikuar procesverbalin e marrjes në pyetje të Marinela Markoviçit. Ajo cila deklaron se ka kohë që e njeh të zhdukurin Musah Hamitin.

Musain një ditë pasi ishte liruar nga burgu që ishte ndalë por që nuk ishte në dijeni se ai kishte një shumë të konsiderueshme parash me vete.

Markoviç ka theksuar se punon si valltare në njërin nga lokalet e Ferizajt. E pyetur pse i ka ndryshuar deklaratat nga hera e parë, ajo ka thënë se është ndjerë e frikësuar.

Dy shtetaset e Shqipërisë po dyshohen për rrëmbim, siç përshkruhet në nenin 191 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Vepra për të cilën po dyshohen Silvana Dulellari dhe Marinela Markoviç kap një dënim prej 15 vitesh deri në burgim të përjetshëm.