Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot kërkesën e Sali Berishës për të dalë nga arresti i shtëpisë si edhe për përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja e tij, gjyqtares që ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit.
Seanca pritet të nisë në orën 09:00 dhe kërkesa e ish-kryeministrit do të shqyrtohet nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi, e cila liroi nga qelia dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.
Gjyqtarja Olldashi është në konflikt interesi pasi në vitin 2015 ka blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e kompanisë në hetim “Homeplan” ku aksioner është edhe Malltezi, të cilin më herët e liroi nga paraburgimi dhe e çoi në shtëpi.
SPAK kërkoi që kjo gjyqtare të japë dorëheqjen, sepse ka konflikt interesi.
Sipas SPAK, gjyqtarja ka blerë shtëpi në kompaninë e cila ndërtoi në kompleksin “Partizani”, për të cilën akuzohet edhe vetë Malltezi.
Megjithatë është naivitet të besosh se gjyqyarja Olldashi do të merrte një vendim të tillë vetëm se ka blerë një apartament tek kullat e dhëndrit të Berishës apo sepse mund të jetë militante e Foltores.
Pas këtij vendimi skandaloz dyshohet se fshihet një histori e errët korrupsioni madhor, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë kërcënimi.
Prapaskena mëson se SPAK dhe BKH-ja po monitorojnë pêr çdo lëvizje të dyshimtë gjyqtaren Olldashi dhe njerëzit e saj pas vendimit suprizë, si dhe çdo ndryshim të mundshëm në pasurinë e saj.
Një burim tha se ka dyshime të forta se sekserët e Shkëlzenit i kanë dhënë 1 milionë euro burrit të gjyqtares Iliriana Olldashi.
Dyshime të forta ka se Iliriana Olldashi do të lirojë edhe Berishën nga arresti shtëpiak.
Në kushtet kur gjyqtarja dhe njerëzit e saj janë nën monitorim nga SPAK, BKH-ja dhe shërbimet, ka dyshime të forta se Shkëlzeni i ka kaluar gjyqtares 3 milionë euro në një bankë të huaj ku ruhet sekreti bankar, për të liruar Sali Berishën nga arresti shtëpiak.
Si gatant besohet se ka hyrë një biznesmen.
Dyshimet shtohen në kushtet kur gjyqtarja Olldashi riktheu në burg Alqi Bllakon, i cili akuzohej nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Iliriana Olldashi la në burg deri sa vdiq Enver Sheshin, i cili akuzohej për evazion fiskal.
Po kjo gjyqtare liroi nga burgu Jamarbër Malltezin, i cili akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, duke përmbysur një standard i vendosur nga po ajo vetë dhe GJKKO, konfirmuar edhe nga Gjykata e Lartë.