I biri poshtë ballkonit të Salës, babai përlan 170 tendera, prona publike me letra false, mijëra ton naftë, leje për kompleks vilash dhe pastron paratë e trafiqeve, bëmat e Olsi dhe Behar Çukajt

Investigim

Publikuar: 20/01/2024

I biri poshtë ballkonit të Salës, babai përlan 170 tendera, prona publike me letra false, mijëra ton naftë, leje për kompleks vilash dhe pastron paratë e trafiqeve, bëmat e Olsi dhe Behar Çukajt

Olsi Çukaj kandidoi për deputet në listën e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Në atë kohë 26 vjeç, Çukaj u vendos i pestë në listën e PD-së për Qarkun e Fierit, si i propozuar nga PAA.

Edhe pse nuk kishte punuar asnjë ditë, por vetëm duke notuar në paratë e dyshimta të babait, Olsi Çukaj tha gjatë fushatës se kishte ardhur nga Zvicra për të ndryshuar Shqipërinë.

Në një intervistë për një nga mediat e Fanes, Çukaj kritikoi qeverisjen e PS dhe Edi Ramën për mosmbajtje premtimesh dhe keqqeverisje.

Objektivi dhe qëllimi kryesor i opozitës së bashkuar, edhe për shkak të punës së madhe që është bërë jo vetëm gjatë kësaj kohe, por edhe për shkak të mos mbajtjes së premtimeve nga qeveria në ikje, janë shumë të mëdha dhe reale. Kudo që shkoj shikoj shpresë shumë të madhe për fitoren e opozitës më 25 qershor. Partia Demokratike bashkë me aleatët në qarkun e Fierit do të jenë fitues“, thoshte Olsi Çukaj.

Gjatë fushatës Olsi tentoi të shfaqë talentin e tij si politikan i ri në qytetin e Fierit, aty ku pretendonte të dilte deputet.

Duke prezantuar veten e tij, Olsi nisi të flasë për kodrat e bukura të Fierit dhe sesi mund të zhvillohej bujqësia në këtë zonë.

Teksa i biri fliste për keqqeverisje nga Edi Rama, babai i tij Behar Çukaj, pronari i pikave të karburantit “Bolv Oil”, merrte ndërkohë tendera publikë nga degët e qeverisë me vlerë miliona euro, me anë të kompanive Bolv Oil dhe Olsi.

Kompania e fundit, si për ironi, mbante emrin e Olsit që premtonte se do të ndryshonte Shqipërinë dhe do luftonte korrupsionin. Ka dyshime të forta se Olsi e ka mbuluar fushatën pikërisht nga paratë e tenderave me natyrë korruptive dhe përfitimet e tjera të babait nga pushteti që i biri luftonte në podiume.

Qytetarët e Fierit nuk i besuan PD-së dhe Olsi Çukajt, i cili nuk u bë deputet, por përfitimet e paligjshme të Behar Çukajt vetëm sa u intensifikuan.

Dy vjet pas zgjedhjeve, në vitin 2019, Behar Çukaj themeloi kompaninë e ndërtimit B & O Construction me Lefter Sotën, me të cilën dyshohet se pastruan miliona euro, me administrayor Zaho Jaçaj, ish-Drejtor i Tatimeve Fier që i ka fshirë mbi 5 milionë euro detyrime tatimore me aktivitetin e import- tregtimin e karburanteve.

Në të njëjtën kohë, Behar Çukaj, i skeduar dhe i lakuar si kontrabandist karburantesh, falsifikator cilësie e zhvatës nafte nga depozitat e Albpetrol, për pastrim parash dhe lidhje me dy El Chapo kokaine në Fier, i vuri syrin një sipërfaqe prej 50 mijë m2, në fshatin Mjull Bathore që i përket komunës Farkë, mes TEG dhe Saukut, për të ndërtuar kompleksin e vilave ‘Tulipan’.

Së pari, prona publike dhe private është denoncuar në mediat se është tjetërsuar me dokumente false, mbivendosje dhe zhdukje letrash, duke kaluar në disa duar dhe në fund në duart e Behar Çukajt.

Së dyti, kompanitë e Behar Çuakjt, edhe pse me bilanc zhvatje dhe kontrabande me vlerë dhjetëra milionë euro, kanë një kapital më pak se 9 milionë euro, ndërkohë që investimi për të ndërtuar kompleksin është rreth 90 milionë euro. Vlera e kapitalit të Bolv Group në raport me vlerën e investimit, ngre dyshime të forta për një operacion masiv të pastrimit të parave.

Në të njëjtën zonë, biznesmeni i naftës Behar Çukaj ka përlarë edhe 35 mijë m2 të tjera prona, duke aplikuar për leje për ndërtim vilash, disa nga të cilat për bosë të krimit të organizuar, trafikantë droge, ish ministra, deputetë dhe ish deputetë, drejtorë të korruptuar etj.

Kjo sipërfaqe prej 35 mijë m2 është përfituar me letra false bazuar në një dosje të prokurorisë në vitin 2011, pasuar në një vendim gjykate, ku janë dënuar disa nga falsifilatorët Masar Dushku, Fiqiri Dallashi dhe Halil Teqja, përgjegjës për administrimin e tokave të ish Komunës Farkë.

Jo vetëm kaq. Por, Behar Çukaj dyshohet se po ndërton edhe pa leje në këtë zonë nga ankthi për të mbyllur sa më shpejt kantierët e ndërtimit para ndonjë lëvizje të mundshme nga SPAK-u.

Nuk është rastësi që Sali Berisha, i cili nuk ka lënë biznesmen të korrutuar apo edhe të ndershëm pa përgojuar, nuk e ka lakuar kurrë oligarkuan Behar Çukaj, përfitues i 10 milionë euro para publike me tendera klientelistë, përfitues i qindra ton naftë nga depozitat e Albpetrol, i pronave publike, ankandeve, leje të ndërtimit etj.

Një burim tha për Prapaskenën se Çukaj paguan haraç mujor te Shkëlzeni, ashtu siç paguajnë me fatura dhe pa fatura oligarkët Tan Dulaku, Bashkim Ulaj, Gentian Sula i Kodrës së Diellit, Rrok Gjoka, Pëllumb Salillari, Sadik Ismailaj etj.

Por, teksa numri i tendedave publikë të përfituar nga Behar Çukaj ka arritur 170, i biri Olsi Çukaj paraqitet gjysmë i maskuar tek Rruga e Salës, kur Shkëlzeni dhe dhëndri mbajnë shënim emrat e rvulucionarëve të Doktor nongratës në luftën kundër SHBA, SPAK-ut dhe për të rrëzuar qeverinë.

Vijon me dosjen e grabitjes së pronave në Farkë dhe njerëzit e krimit dhe korrupsionit që kanë porositur vilat.