I besuari i Arben Ahmetajt (Ilir Meçe) rikthehet në krye të auditit në Ministrinë e Financave. A e drejton Tigri ministrinë nga Zyrihu? I gjithë karteli i tij vijon punët e pista në zyrat e shtetit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 14/01/2024

I besuari i Arben Ahmetajt (Ilir Meçe) rikthehet në krye të auditit në Ministrinë e Financave. A e drejton Tigri ministrinë nga Zyrihu? I gjithë karteli i tij vijon punët e pista në zyrat e shtetit

Në një kohë kur pritej që SPAK t’i merrte nën hetim, befas ka nisur rehabilitimi i njerëzve të Arben Ahmetajt në Ministrinë e Financave, çka përforcon dyshimet se Tigri vijon ta drejtojë këtë ministri nga arratia në Zyrih.

Me ardhjen e Ervin Metes në krye të Financave, është rikthyer në krye të auditit të ministrisë Ilir Meçe, pjesë e rrethit të të besuarve të Arben Ahmetajt.

Meçe ishte spostuar dhe larguar për disa muaj nga Drejtoria e Auditimit të Brendshëm, drejtori e cila është përdorur dhe përdoret nga Arben Ahmetaj për të mbuluar punët e zeza.

Ndërkaq, Dritan Fino, një tjetër i besuar i Arben Ahmetajt po projektohet për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, me lobimin e Tigrit nga arratia.

Mes ‘brumbujve’ të Arben Ahmetajt në ministritë e Financave dhe Ekonomisë, në Tatime, Dogana, QKB, privatizime dhe jashtë piramidës së shtetit, me të cilët ka pastruar para, ka vjedhur paratë dhe pasuritë publike, është edhe Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, me seli tek kulla Sky Tower e Lad Kostës, pikërisht tek vendi i pazareve të Arben Ahmetajt.

Minoritari nga Muzina e Sarandës, Spiro Brumbulli, nga ekspert i ekonomisë dhe industrisë socialiste në kohën e “Enverit”, në demokraci i konvertuar në ekspert të industrisë bankare kapitaliste, është kryekëshilltar i paemëruar i ministrit.

Si ushtar i bindur i “tigrit” të financave, Brumbulli ishte caktuar si ndërlidhës i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe BKT-së së Seyhan Pencabligil.

Brumbulli informon për zhvillimet brenda Ministrisë Arben Ahmetajn.

Arben Ahmetaj, sapo caktohet nga Rama ministër i Ekonomisë, emëron Klodian Menen drejtor të privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë.

Klodian Mene është vëllai i Leonard Mene, kunati i Arben Ahmetajt. Vetë Leonardin, Ahmetaj e ka sistemuar drejtor të investimeve në OSHEE, drejtori të cilën e ka përdorur për afera korruptive, sipas dosjes së SPAK.

Pse duhet të firmoste Ahmetaj privatizimet kur kishte vëllain e kunatit, Klodian Mene?

Në 6 maj 2014, Ahmetaj autorizon Klodian Menen të kujdeset për procedurën e ankandit të kompanisë shtetërore Petrol Alba sha, për shitjen e skrapit.

Likujdator të kompanisë Petrol Alba sha, Ahmetaj kishte caktuar ‘bankomatin‘ e tij, Artan Gjokajn, një nga njerëzit më të besuar, të cilin e përdorte në shumë punë të zeza, madje edhe në pastrimin e parave të korrupsionit me vilën në Valamar, sipas dosjes së SPAK-ut.

Endrit Duçka, drejtor i vlerësimit dhe shitjes së pasurive shtetërore, është një tjetër anëtar i gurupi të Arben Ahmetajt.

Duçka është kushëriri i Gelardina Prodanin, edhe kjo pjesë e klanit të Tigrit.

Duçka është dhëndri i oligarkes Vilma Nushi dhe është angazhuar për privatizimin e ish serës tek Unaza e Re, duke e kaluar në pronësi të ish trafikantit të drogës, Edmond Bego.

Duçka i ka shpëtuar deri më sot ndëshkimit penal falë lidhje të forta klienteliste.

Vjehrra e tij Vilma Nushi, e njohur si oligarkja e check up-it ka blerë dhe përthithur kompaninë Hermes të Arben Ahmetajt, me të cilën i kishte vjedhur 23 milionë euro Albtelekom me impulset telefonike.

Pjesë e çetës së korrupsionit është edhe Bejko Late, i cili nga inpektor tatimesh në Gjirokastër, Ahmetaj e bëri drejtor inpektimi në Ministrinë e Financave. Late është një nga duart e korrupsionit të Tigrit dhe zhvatjes përmes inspektimit tatimor.

Artan Gjokaj

Njejeriu që lëviz dhe ‘parkon’ paratë e korrupsionit të Arben Ahmetajt, është Artan Gjokaj, fakt ky në dosjen e SPAK-ut. 

Nga mësues në arsimin fillor në Gjirokastër, Artan Gjokajn e solli Tigri në Tiranë si njeri të besueshëm, duke e katapultuar në poste drejtuese.

Me një mastër fals, Gjokaj mori TND dhe u emërua nga Ahmetaj drejtor i Letrave me Vlerë.

Gjoklaj është pjesë e rrjetit të Tigrit si Alda Klosi, të cilët sistemojnë çantat me para. Edhe gruan, nga edukatore kopshti, Tigri ia bëri drejtoreshë.

Gjokajt mbulon pasuritë e korrupsionit të Tigrit, binese, madje edhe hidrocentrale.

Artan Gjokaj u ka blerë një apartament me vlerë 130 mijë euro prindërve të Erjola Hoxhës në kompleksin Valamar, në Hamallaj, në 17 shkurt 2022.

Këto para prindërit më pas ia kanë dhuruar Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Arben Ahmetajt. Zonja Hoxha thotë se këto para i ka përdorur për të blerë vilën që ka bllokuar SPAK-u, me vlerë 220 mijë euro, në 31 mars 2022.

Bëhet fjalë për vilën që Klodian Zoti i dhuroi Ahmetajt.

Si vila e korrupsionit, ashtu edhe banesa që gjoja Gjokaj u ka blerë prindërve të Erjola Hoxhës, janë të Ahmetajt.

Artan Gjokaj është thjeshtë një anëtar i grupit kriminal të Arben Ahmetajt, me aktivitet korrupsioni, plaçkitje të pasurive publike, pastrim parash etj.

Klodian Çani

Krahas Artan Gjokajt dhe Alda Klosit, të konsideruar si bankomatët dhe valixhet e Arben Ahmetajt, në skenë shfaqet Klodian Çani, një personazh i skeduar dhe me ngarkesa aferash, i besuar i Tigrit në punët e pista.

Klodian Çani, njohje e vjetër e Ahmerajt, është sot drejtori i Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, pranë drejtorit Genti Gazheli, një tjetër personazh i besuar i Tigrit

Përmes Klodian Çanit, Ahmetaj kontrollon sot Doganat, ndërsa më parë kanë organizuar bashkë kontrabandën e cigareve. Çani raporton sitematikisht tek Tigri për punët e Doganave, ndërsa dyshohet se Ahmetaj ka fshehur disa pasuri në emrin e Çanit.

Klodian Çani është një personazh me rekorde dhe ka qenë pjesë e një bande famëkeqe që vidhte banka në Greqi.

Teksa ushtronte funksionin publik si dora e Ahmetajt, Klodian Çani është arrestuar në Greqi në datën 27 gusht të vitit 2021, si pjesë e një bande që merrej me vjedhjen e bankomatëve.

Mbetet mister se si Çani u lirua me shpejtësi dhe vijoi të ushtronte funksionin publik si drejtori i Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Edhe informacioni që sollën autoritetet greke në Shqipëri u fsheh dhe u zhduk.

Si dora e Arben Ahmetajt për kontrabandën në Dogana, Klodian Çani u hetua dhe u pezullua nga puna në vitin 2015, pasi gjatë turnit të tij lejonte disa kamionë kontrabandë.

Ka qenë Departamenti Operativo-Hetimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që ka kryer hetimin dhe ka zbuluar këtë veprimtari të organizuar kriminale.

Por, me ndërhyrjen e Tigrit, Çani ia hodhi drejtësisë dhe më pas u rrit edhe në detyrë.