“Isha i gjakosur”, rrëfimi tronditës i Braçes: Banda më qëlloi me plumba në Berat

Politikë

Publikuar: 08/01/2024

“Isha i gjakosur”, rrëfimi tronditës i Braçes: Banda më qëlloi me plumba në Berat

Politikani Erion Braçe, ka rrëfyer një nga episodet më të vështira në 1996, kur mori për herë të parë asoj kohe mandatin e deputetin në zonën e Beratit.

Më 26 maj të ’96-ës Braçe tregoi se si u sulmua nga disa banditë në qytetin e Beratit dhe si përfundoi i gjakosur. Deputeti kujtoi momentin kur disa persona hapën zjarr në selinë e Partisë Socialiste. Ai tha se plumbat kapën fotografinë e Fatos Nano, e cila qëndronte mbi kokën e Braçes.

Unë kam shkuar më 26 maj të vitit 1996 me porosi të shokut Gramoz nga Berati ku isha copash, ai dëgjonte plumbat. Unë flisja me Gramozin në telefon pasi dola nga komisariati i Beratit i gjakosur totalisht, kam ecur në rrugët e Beratit ashtu siç isha në gjak, njerëzit u tmerruan. Kam mbërritur në selinë e PS-së. Të kërkon Gramozi më thanë, fola, më pyeti si je? I thashë copash, gjithë Partia Socialiste është copash i thashë. Më tha mirë, shko në Poliçan, i thashë pse duhet të lëviz prej këtej, ai më tha shko në Poliçan.

Në momentin që unë po konsumoja këtë bisedë hyn një grup njerëzish, një bandë dhe unë kisha një foto të Fatos Nanos sipër edhe mbi kokën time qëlloi 7-8 herë Fatos Nanon. Ngelëm, u ngrimë, një pjesë u shtrimë, një pjesë ndenjën etj dhe u kujtova që ishte Gramozi në telefon. Më pyeti çfarë ndodhi? I thashë erdhën na gjuajtën këtu, kjo është gjendja. Unë kam vajtur në Poliçan, kam shkuar të nesërmen në Tiranë, me të gjitha  gëzhojat e asaj dite, këmishën me gjak, kollaren me gjak e kështu me radhë, kështu kam hyrë në politikë dhe parlament, me këtë histori”, tregon Braçe.