Dan Hutra kapet duke u arratisur, si iu zbuluan çarçafët litarë! Zbulohen bashkëpunëtorët

Kryesore

Publikuar: 04/01/2024

Dan Hutra kapet duke u arratisur, si iu zbuluan çarçafët litarë! Zbulohen bashkëpunëtorët

Drejtoria e Burgjeve dhe strukturat e saj kanë zbuluar planin, duke parandaluar në momentet e fundit arratisjen nga burgu i Fierit të Dan Hutrës, vrasësi famëkeq i grave.

Gjatë kontrollin në qeli nga punonjësit e sigurisë, Dan Hutrës i janë gjetur çarçafë të përshtatur si litarë dhe mjete prerëse.

Pjesa e planit të Hutrës për t’u arratisur mësohet se ishte edhe Martin Kapllani.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje. Prokuroria është duke kryer hetime për ngjarjen.

Të përfshirë në këtë ngjarje janë:

1. Dan Hutra, me histori të përsëritur kriminale, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c-22, si autor i dyshuar për vrasjen e katër personave.

2. Martin Kapllani, me masë sigurimi “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”.

3. Geraldo Veizaj, me masë sigurimi personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”.

4. Feti Kovaçi, me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.