Aulona Bylykbashi sfidon SPAK-un, i jep Arbër Abazit 3 milionë euro tendera me pazar në tavolinë. Ja ku përfundojnë paratë e Bashkisë Elbasan. Në skenë Marsel Shega, Kapri, Eral Myftraj dhe banda e Talo Çelës

Krim & Korrupsion

Publikuar: 02/01/2024

Aulona Bylykbashi sfidon SPAK-un, i jep Arbër Abazit 3 milionë euro tendera me pazar në tavolinë. Ja ku përfundojnë paratë e Bashkisë Elbasan. Në skenë Marsel Shega, Kapri, Eral Myftraj dhe banda e Talo Çelës

Kreu i SPAK-ut Altin Dumani tha disa ditë më parë se për herë të parë janë regjistruar 168 procedime penale kryesisht, për korrupsion dhe krim, një numër rekord, sa tre vitet kur SPAK drejtohej nga Arben Kraja.

Hetimet janë nisur pas indicieve nga denoncimet mediatike dhe burimeve të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Një sfidë për SPAK-un mbetet Bashkia e Elbasanit, një nga njësitë vendore më të lakuara për afera korruptive dhe nën kontrollin e krimit të organizuar.

Kupola e Bashkisë Elbasan kopsit prej vitesh letrat, duke kanalizuar paratë publike në xhepat e një karteli me figura të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Tenderat firmosen nga nënkryetarja e bashkisë, Aulona Bylykbashi, ndërsa kryetari me letra Gledian Llatja nuk firmos më, pasi si usta i vjetër aferash, ka nsiur ta ndiejë lagështirën.

Edhe mentori i Llatjas, Damian Gjiknuri, ka disa muaj që sëkëlldiset nëpër Tiranë, pasi SPAK-u dhe BKH i kanë kapur disa transferta miliona euro, kamufluar në emra të njerëzve të afërt.

Kështu që rriskun për të mbajtur burgun e duket se e ka marrë Aulona Bylykbashi.

Sot po japim për BKH-në dhe SPAK disa indicie rreth një skeme të dyshuar korrupsioni mes Arbër Abazit dhe Aluona Bylykbashit.

Kjo e fundit ka firmosur miliona euro tendera për Arbër Abazin, me garë fasadë dhe pa garë, me pazar në tavolinë dhe me letra të dyshimta, me fonde limite gati sa ofertat fituese, me kosto të fryra dhe gjithnjë me procedura me hije pazaresh.

Me 25 shtator 2023, Bashkia Elbasan ka shpallur formalisht një tender për pastrimin e qytetit, me vlerë rreth 200 milionë lekë, me procedurë me negocim pa njoftim, pra me pazar në tavolinë.

Katër ditë më vonë, në 29 shtator 2023, Aulona Bylykbashi shpall ‘fituese’ të tenderit kompaninë ALKO-IMPEX General Construcion SHPK të Arbër Abazit.

Oferta fituese është 292 mijë lekë më pak se sa fondi limit, pra një tallje me fondet publike.

Për të evituar garën, është përdorur procedura me negocim pa njoftim, një procedurë që e njeh ligji në raste të veçanta, kur ka një emergjencë.

Në këtë rast, emergjenca është krijuar vetë nga Bashkia Elbasan, pasi duke e ditur se kur mbaron kontratat për pastrimin e qytetit, duhet të shpallte në kohë tenderin për vijimin e pastrimit.

Në 13 nëntor 2023, Aulona Bylykbashi shpall fituese kompaninë e Arbër Abazit për tenderin e pastrimit të Elbasanit për dy vite, me vlerë 2.6 milionë euro, loti I.

(Kujtojmë se ALKO-IMPEX, e cila ka marrë rreth 100 milionë euro tendera publikë, është skeduar për paraqitje të dokumenteve false në tendera dhe mashtrim me zbatimin e kontratave, por që i ka shpëtuar ndëshkimit duke vlerë organet ligjzbatuese).

Këtë herë është zhviluar një garë formale dhe e montuar, duke paracaktuar fituesin. Për rrjedhojë diferanca mes fondit limit dhe ofertës fituese është qesharake.

Në këtë procedurë kanë marrë pjesë kompanitë REJ e Luan Kaprit dhe FUSHA e Shkëlqim Fushës.

Këto kompani duhet të hetohen pasi kanë marrë pjesë në tender sa për fasadë, duke paraqitur qëllimisht dokumente të mangëta, për t’i krijuar kushtet autoritetit kontraktor t’i skualifikojë.

Ka dyshime se Arbër Abazi ka bërë marrëveshje të ndaluar me Kaprin dhe Fushën, nisur edhe nga fakti se ALKO-IMPEX ka marrë pjesë sa për fasadë në tendera të mëdhenj, të fituar nga Fusha dhe Rej.

Madje, ALKO-IMPEX dhe Rej kanë bërë fasadën për të marrë tenderin 500 mijë euro të pastrimit të disa njësive të Elsabanit, kompania e krimeve mjedisore Viola Gren, me pronar në letra Marsel Shega, mëkëmbës i kryebashkiakut të Berarit. Edhe ky tender i dyshuar si korruptiv është firmosur nga Aulona Bylykbashi.

Ndërkaq, në 15 dhjetor 2023, Aulona Bylykbashi ka firmosur një tjetër tender të dyshuar si korruptiv për Xhevdet Xhepin, me vlerë 100 mijë euro, për hartim planesh mbarështimi pyje dhe kullota.

Diferenca mes oferës fituese dhe fondit limit në këtë tender pa kokurrencë, është 71 mijë lekë, dhe për më tepër Xhepi nuk do bëjë asgjë, por vetëm do të fotokopjojë ca letra dhe do të fusë paratë te Xhepi.

Sigurisht këto tre tendera janë vetëm një shembull ilustrues i vjedhjes së parave publike nga kupola e Bashkisë Elbasan me një çetë klientësh, me të cilëve Arbër Abazi, Marsel Shega, Eral Myftaraj, Olta Sharra (bashkëshortja e bosit të krimit Gentian Sharra), Nazif Bajrami, Flamur Asllani, Behexhet Uruçi, Agim Kraja, Llan Toçi, Vëllezërit hajdutë Hysa, Nuri Balla etj.