Arrestohet shefi i policisë në burgun e Drenovës, dyshohet se ka lidhje me ngjarjen në Peqin

Aktualitet

Publikuar: 26/12/2023

Arrestohet shefi i policisë në burgun e Drenovës, dyshohet se ka lidhje me ngjarjen në Peqin

Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës.

Sipas informacioneve, Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit prej vitesh dhe është arrestuar për shkak të një çështje që i përket këtij institucioni.

Dyshimet janë që mund të ketë lidhje me ngjarjen në Burgun e Peqinit, ku u ekzekutua me armë zjarri Arben Lleshi.

Ai është lënë në arrest shtëpie nga gjykata. Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë.