Hamz Islamaj dhe Nuri Balla denoncohen për vjedhje të fondeve publike me tendera

Kryesore

Publikuar: 23/12/2023

Hamz Islamaj dhe Nuri Balla denoncohen për vjedhje të fondeve publike me tendera

Deputeti socialist Erion Braçe, i njohur tashmë për denoncimet e tij, këtë herë ka denoncuar kompanitë që fituan tenderin 65.3 milionë lekë për mirëmbajtjen e rrugës Fier Shegan-Divjakë.

Braçe shkruan në rrjetet sociale se kompanitë nuk e kanë mirëmbajtur asnjë ditë të vetme rrugën duke e lënë atë në gjendje të mjerueshme.

“Rruga nga Autostrada në Gabian, gjeta përsëri tabelën, por jo mirëmbajtjen.

Kontrata e fundit ka nisur ne Gusht 2022 dhe ju garatoj se nga ai muaj, çdo javë që unë kam qënë këtu, ka patur zero mirëmbajtje nga ky grup kompanish nën kontratë.

“Sinqerisht nuk e kuptoj! Kur shqyheni të fitoni kontrata, përse nuk i zbatoni?”, denoncon Braçe duke e shoqëruar postimin e tij me pamjen e gjendjes së keqe të rrugës.

Tenderi për mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjakë + K/Rr. Nacionale – Grabian + Strumë – Qafë Marinëz” u zhvillua në mars të vitit të kaluar. Në garë u paraqitën 5 oferta, por ARRSH shpalli fituese bashkimin e kompanive Ergi dhe BE-IS për vlerën 65.3 milionë lekë. Kontrata u lidh në gusht të vitit të kaluar me afat 24 muaj.