Prokuroria e Elbasani ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj la të vdekur Arben Lleshin dhe plagosi me armë shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqaj.
12 persona nga stafi i burgut janë ndaluar me urdhër të prokurorisë, për “Shpërdorimin të detyrës”, nga drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe gjithë zinxhiri komandues; shefi i policisë së burgut, bashkë me ish-shefin i policisë së burgut, shefi i regjimit në burg, specialisti i informacionit në sallën operative të burgut, 3 policë shërbimi dhe 4 policië të burgut.
Sipas hetimeve, Sokol Mjacaj e ka mbajtur pistoletën brenda qelisë së tij për rreth 20 ditë ndërsa ende nuk dihet sesi ka arritur të fusë armën në ambientet e burgut.
Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale të “Vrasja në rrethana cilësuese” nga e cila një e mbetur në tentativë, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.