Aulona Bylykbashi koka e aferave me tendera në Bashkinë e Elbasanit, Eral Myftaraj miliona euro dhe zhduk telefonin nga frika e SPAK

Krim & Korrupsion

Publikuar: 16/12/2023

Aulona Bylykbashi koka e aferave me tendera në Bashkinë e Elbasanit, Eral Myftaraj miliona euro dhe zhduk telefonin nga frika e SPAK

Gledian Llatja, një fshesë parash publike në duart e klanit të Qazim Sejdinit dhe bandave kriminale, ka nuk është më kryeyar real, por vetëm me letra i Bashkisë së Elbasanit.

Kryetare faktike, që ndan tenderat për klientët e përhershëm, është Aulona Bylykbashi, në letra nënkryetare e bashkisë.

Karteli i klientëve që përlan tenderat në Qarkun e Elbadanit janë sekseri Eral Myftaraj, Arbër Abazi, Nuri Balla, Marsel Shega, Gentian Sharra i bandës së Talo Çelës, Agim Kraja, Vëllezërit Hysa, Nazif Bajrami, Sokol Krasniqi, Behexhet Uruçi, Flamur Asllani, Fatmir Kuçi etj.

Llatja është lënë jashtë pazarit edhe për tenderin korruptiv dhe të paracaktuar me pazar në tavolinë për Arbër Abazin, për pastrimin e Elbasanit, me vlerë 2.6 milionë euro, me ‘ofertë fituese’ pothuajse sa fondi limit.

Nga ky tender janë ndarë të paktën 1 milionë euro. Letrat i ka kopsitur dhe firmosur Aulona Bylykbashi.

Një burim tha për Prapaskenën se paratë janë ndarë dhe transportuar përmes shoferëve, duke u sistemuar në banesa private.

Bylykbashi besohet se ka marrë të paktën 300 mijë euro, vetëm për kopsitjen e letrave dhe rrezikun e një arrestimi të mundshëm nga SPAK, strukturë e cila po vëzhgon prej kohësh Arbër Abazin, një nga përfituesit më famëkeqë të parave publike me tendera klientelistë, me ndërhyrje korruptive, letra false dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave.

Dyfishi i shumës që besohet se ka marrë Bylykbashi duhej të ishte kursyer vetëm nga zhvillimi i një gare reale mes kompanive. Por, tenderi është paracaktuar për Arbër Abazin disa muaj para se të shpallej.

Aulona Bylykbashi, vëllai i të cilës Florenc Lufo është arrestuar nga policia në korrik të këtij viti për lejimin e parcelave të hashashit në zonën e Zavalinës, ka diktuar një tender 600 mijë euro edhe për kompaninë e krimeve mjedisose Viola Green, e lidhur me babanë e kryebashkiakut të Beratit.

Meqenëse Viola Green e Marsel Shegës në letra i hedh plehrat në Shkumbin, nga ky tender është vjedhur 1/3 e fondit.

Viola Green është denoncuar për hedhjen e plehrave të Rogozhinës dhe Peqinit në lumin e Shkumbinit.

Në vitin 2020, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka gjobitur dhe çuar për ndjekje penale firmën Viola Green që paguhej nga taksat e qytetarëve për të trajtuar mbetjet urbane në Rrogozhinë, por në fakt i hidhte në lumin Shkumbin duke krijuar një landfill të hapur, ndërsa gjithçka përfundonte në det.

Pas ndëshkimit, kompania ka vijiar avazin, duke hedhur në Shkumbin plehrat që merrte nga kazanët në Peqin dhe Rogozhinë.

Kjo kompani me natyrë mafioze i ka shtrirë fijet edhe në Bashkinë e Elbasanit.

Eral Myftaraj nga Gramshi, i cili kontrollon një rrjet kompanish, mes të cilave edhe Meteo, është përfituesi kryesor i tenderave në bashkitë e qarkut të Elbasanit.

Është një matrapaz dhe sekser kaq i famshëm saqë e gdhin poshtë dritares së deputetëve, ministrave, kryebashkiakëve dhe drejtorëve që kanë në dorë dhënien e tenderit.

Myftaraj ndan deri në 30 % të ofertës fituese me zyrtarët që i japin tenderat. Ndërsa mashtron me zbatimin e kontratave, Eral Myftari shfaqet në pushime sheikësh me paratë publike që siguron përmes skemave korruptive.

Disa muaj më parë, Eral Myftaraj ka marrë me pazar paraprak tenderin 7 milionë euro për rikonstruksionin dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të zonave informale: Harmës; pjesërisht Krastë e Vogël, pjesërisht Lagjja: Dyli Haxhire” dhe, pjesërisht Lagjja: Katund i Ri.

Pas finalizimit të këtij tenderi, me kritere të përshtatura për Eral Myftaraj, ky i fundit ka zhdukur telefonin, ka ndryshuar numrin, ka zhdukur dokumente dhe kompjuterin nga frika e SPAK-ut.

Disa muaj më parë, Eral Myftaraj ka marrë me pazar paraprak tenderin 7 milionë euro për rikonstruksionin dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të zonave informale: Harmës; pjesërisht Krastë e Vogël, pjesërisht Lagjja: Dyli Haxhire” dhe, pjesërisht Lagjja: Katund i Ri.

Pas finalizimit të këtij tenderi, me kritere të përshtatura për Eral Myftaraj, ky i fundit ka zhdukur telefonin, ka ndryshuar numrin, ka zhdukur dokumente dhe kompjuterin nga frika e SPAK-ut.