Një trafikant droge në Itali ka marrë marrë monopolin e shërbimit të rimorkimit të anijeve në të gjitha portet shqiptare.
Bëhet fjalë për Kujtim Hotin, i cili kontrollon në masën 40 % koncensionin e dyshimtë të dhënë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në vitin 2017, për shërbimin e rimorkimit të anijeve në Portin e Durrësit, Portin e Vlorës, Portin e Shëngjinit, Portiin e Sarandës, Romano Port, Portiin e Petroliferes dhe në të gjitha portet e hapura të Shqipërisë.
Fillimisht, Kujtim Hoti ka arritur të kontrollojë kompaninë shtetërore ‘Anijet e Shërbimit Detar’, të cilën Ridvan Bode ia dha një personazhi të quajtur Ilirjan Feri në 19 dhjetor të vitit 2007.

Sot ish ndërmarrja publike kontrollohet në masën 80 % nga vëllezërit Kujtim, Bujar dhe Sokol Hoti. Bujar Hoti u prezantua edhe si kandidat nga Partia Demokratike për Bashkinë e Durrësit.
Në qershor të vitit 2017, përmes një gare të kontestuar dhe të dyshimtë, ministri i LSI në krye të ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishshaj ka firmosur kontratën me kompaninë e vëllezërve Hoti, duke u dhënë monopolin e shërbimit të rimorkimit të anijeve në të gjitha portet shqiptare.

Operatorët ekonimikë duhet të paraqesin dokumentacion se plotësojnë të gjitha kriteret sa i takon të shkuarës së tyre, parashikuar në ligjin për tenderat dhe komcensionet.
Duket se Kujtim Hoti, i dënuar në Itali për trafik kokaine, ka paraqitur dokumente false, ku për rrjedhojë e gjithë procedura bazohet në mashtrim.
Ndërkaq, në vitin 2021, kompania koncensionare Anijet e Shërbimit Detar nënkontrakton kompaninë Shërbimi i Rimorkimit Detar për shërbimin e rimorkimit në anijeve në disa port.

Kompania Shërbimi i Rimorkimit Detar, e themeluar në vitin 2020 ka si aksioner pikërisht Kujtim Hotin me 40 % të aksioneve.