Më në fund, pas dy muaj pritje dhe nervozimi në rritje, Shkëlzeni ka evituar mobindjen civile të gazetarëve dhe punonjësve të televizionit të tij Syri Tv.
Revolta ishte në prag shpërthimi sidomos tek regjia. Punonjësit ishin të demoralizuar, nervozë dhe kishin nisur përbetimet për veprime sabotazhi.
Nga ana tjetër, një pjesë e gazetarëve kishin nisur të kërkonin punë në fshetësi në televizione të tjera.
Teksa pronari në letra Çim Peka ishte ‘dorëzuar’ prej disa javësh pasi mëkëmbësi i Shkëlzenit, Gaz Spahia, ishte zhdukur dhe nuk përgjigjej në telefon, ditën e djeshme befas kanë lëvizur çantat me para të pista, duke u ndarë me shpejtësi në zarfe.
(Gaz Spahia është njeriu që lëviz paratë e pista të Shkëlzenit çdo muaj. Ai njihet si çanta e Zenit.)
Lajmi se tek zyra e financës po ndaheshin zarfet u përhap dje me shpejtësi.
Disa merrnin frymë të lehtësuar. Të tjerë gati sa nuk kërcenin. Vetëm gazetarja heroinë Sonila Meço nuk jepte asnjë shenjë, as gëzimi dhe as hidhërimi, por ishte fokusuar tek puna, duke treguar edhe një herë se rroga që i jep Shkëlzeni me para të pista është sakrifica më e vogël që mund të bëjë për revulucionin e Doktorit.
Janë kohë të vështira. Familja po lufton me SHBA, me SPAK, me besëprerin, me gazetarët kritikë. Paratë po pakësohen. Burimet po kufizohen. Lufta e gjatë ka dobësuat financat e Familjes.
Në këto rrethana, Sonilës, e njohur për dokumentarin për vilën e Monikës në Gjirin e Lazit, të cilin e zhduku më pas si provë inkriminuese, jo vetëm që nuk i bie mendja për rrogën, por është gati të kontribuojë për revulucionin e Doktorit edhe me kursimet e saj nga rroga e majme që i jepte mafiozi italian Beketi.
Një burim brenda Syrit tha se, teksa gazetarët nxituan drejt zyrës së financës për të marrë zarfin, Sonila ka bërë rezistencë, duke refuzuar zarfin.
Është dashur shefja e finacës, të mbyllë derën ku ndahet 80 % e rrogës cash, dhe të t’i çojë zarfin Sonilës tek zyra e saj.
Ndërkaq, paga në bakë, e cila zë 20 % e pagës reale, nuk ka kaluar ende që nga muaj shtator.
Ndryshe nga paratë cash, paratë në bankë Shkëlzeni e ka më të vështirë t’i kalojë pasi duhet të justifikohen me burime të ligjshme.
Reklamat nuk i mbulojnë rrogat fiktive të deklaruara, ndërsa televizioni del çdo vit me humbje.
Në Prokurorinë e Tiranës ka një dosje për pastrim parash nga Syri Tv. Nuk dihet nëse SPAK e ka tërhequr këto dosje. Edhe pse nuk ka dyshime se Shkëlzeni është pronari real, në letra figurojnë Çim Peka dhe Gaz Spahia.