‘Çmendet’ Laureta e Albcontrol, 66 mijë euro për të trajnuar 1 kontrollor, paratë i ndan me Ervis Myftarin që ka 10 kompani fantazmë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 03/12/2023

‘Çmendet’ Laureta e Albcontrol, 66 mijë euro për të trajnuar 1 kontrollor, paratë i ndan me Ervis Myftarin që ka 10 kompani fantazmë

Drejtoresha Albcontrol Laureta Omeri ka krijuar një skemë të dyshuar korrupsioni me Ervis Myftarin me tendera klientelistë, të fryrë dhe të diktuar me pazar në tavolinë.

Laureta Omeri firmos tenderat për Ervis Myftarin, ndërsa ky i fundit dyshohet se u kalon pjesën njëzve të besuar të Lauretës.

Me anë të kompanisë ‘Consulting & Management Albania’, Myftari ka marrë nga Albcontrol  miliona euro tendera me pazar në tavolinë, kryesisht pa konkurrencë, me ofertë fituese gati sa fondi limit dhe për më tepër pa ofruar ndonjë shërbim të matshëm dhe real.

Tenderat kanë si objekt trajnime me kosto 6 herë më shtrenjtë se në SHBA, konsulenë dhe plane copy-pase. Thjeshtë  kanë kaluar paratë nga arka e shtetit tek llogaritë e kompanisë së Ervis Myftarit, i cili më pas besohet se i ka ndarë me zyrtarët përkatës, sipas rolit në këtë skemë korrupsioni.

Kartelin e kompanive fantazmë, Myftari dyshohet se e përdor për të qarkulluar paratë e korrupsionit me tendera dhe ndarjen e zyre me zyrtarët përkatës që bëjnë procedurat.

Me urgjencë dhe me pazar në tavolinë, në 12 qershor 2023, Laureta Omeri ka firmosur një tender me vlerë 2 milionë euro për kompaninë e Ervis Myftarit, për trajnimin e 30 kontrollorëve të rinj.

Nuk ka pasur garë, por vetëm letra formale për të kanalizuar paratë tek Myftari, i cili ka marrë monopolin e trajnimeve dhe konsulencës fiktive.

Diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është qesharake. Ka dyshime të forta që palët kanë ndarë 1.5 milionë euro të këtij tenderi korruptiv. Paratë besohet se i kanë investuar në pasuri të paluajtshme.

Ervis Myftari ka marrë rreth 2 milionë euro për trajnimin bazik të 30 kontrollorëve. Kostoja për të trajnuar 1 kontrollor është 66 mijë euro.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kostoja e trajnimit bazil të një kontrollori është 10 mijë euro.

Në 11 nëntor 2022, Laureta Omeri ka firmosur një tender me vlerë 650 mijë euro për Ervis Myftarin, me objekt trajnim refresh, pra rifreskim.

Në ‘garë’ ka marrë pjesë vetëm kompania Consulting & Management Albania e Ervis Myftatit. Si gjithnjë oferta fituese është sa fondi limit. Meqenëse Myftari nuk bën asgjë praktikisht, por thjeshtë fut paratë në xhep, dyshohet se palët e përfshira kanë ndarë 80 % të fondit limit.

Në korrik 2022, Laureta Omeri i ka dhënë 250 mijë euro tender me flamur korrupsioni, në të njëjtë formë dhe skemë, Ervis Myftarit, për të trajnuar kontrollorët e fluturimeve në Kukës, edhe në këtë aeroport fluturojnë vetëm zogjqtë.

Dyshime për pastrim parash

Në periudhën Shtator-Nëntor të vitit 2020, biznesmeni fitues i rregullt kontratash nga Albcontrol, Ervis Myftari, krijoi me shpejtësi dhjetë kompani. Brenda pak muajsh të gjitha ato kompani janë kaluar me status të pezulluar. Aktualisht Myftari ka 8 kompani me status të pezulluar dhe dy aktive.

Hapja e kompanive dhe pezullimi i tyre brenda pak muajsh nuk është e jashtëligjshme, për sa kohë kompanitë e mbyllura nuk krijojnë detyrime në shtet.

Por zakonisht, në Shqipëri kjo skemë është përdorur gjerësisht për dy qëllime.

E para për evazion fiskal ku kompanitë fiktive lëshojnë fatura dhe pasi ngarkohen me taksa mbyllen duke mos i paguar ato.

Qëllimi i dytë për të cilin skema të tilla janë përdorur është ai i nxjerrjes së parave Cash nga kompania kryesore, të cilat më pas shkojnë si rryshfete për zyrtarët që firmosin tenderat.

A është kontrolluar ky rast nga administrata tatimore? Kjo nuk dihet.

Por kompanitë që marrin tendera me kosto të fryra nga institucionet publike, kanë gjithmonë risk të përfshihen në këto skema.