Aeroporti i Rinasit zonë krimi, mafia Wizz Air fshin biletat dhe i rishet, Prokuroria dhe Maksim Et’hemaj të kapur nga klani hungarez

Krim & Korrupsion

Publikuar: 26/11/2023

Aeroporti i Rinasit zonë krimi, mafia Wizz Air fshin biletat dhe i rishet, Prokuroria dhe Maksim Et’hemaj të kapur nga klani hungarez

Organizata kriminale Wizz Air e ka kthyer Aeroportin e Rinas në një zonë krimi, ku zhvat shqiptarët përmes mashtrimit, në mënyrë të paskrupullt, arbitrare dhe arrogante, në bashkëpunim.

Meqenëse këto ditë ka flusk pasagjerësh për shkak të festave, karteli kriminal në krye të Wizz Air ka vendosë të presë bileta mbi kapacitetin, një akt i paprecendë në historinë e aviacionit në Shqipëri.

Më pas organizata kriminale Wizz Air fshin (cancelled) biletat e prera nga një pjesë e pasagjerëve.

Fshihen biletat me çmimin më të lirë dhe të prera disa javē ose muaj përara.

Mafia Wizz Air i lajmëron vetëm disa orë para fluturimit përmes një e-maili pasagjerët se bileta e tyre është fshirë, pa dhënë asnjë shpjegim, thjeshtë i lajmëron se i ka vjedhur dhe mashtruar.

Shumica e pasagjerëve përballen me mashtrimin vetëm në momentet kur paraqiten në aroport për të bërë check-in.

Wizz Air nuk i kthen paratë mbrash, por në mënyrë të njësnshme njofton viktimën e mashtrimit për një bonus tek kompania, për të prerë një biletë të re me dyfishin e çmimit, pa llogaritur ndryshimin e axhendës, stresin, pasigurinë dhe sorollatjet e tjera.

Pasagjeri detyrohet të presë një biletë të re me çmim më të shtrenjtë tek një kompani tjetër serioze ose tek bastardët e Wizz Air.

Mashtrimi me pasoja të rënda kryhet duke lënë prova, nën hundën e Prokurorisë së Tiranës dhe SPAK-ut.

Mashtrimi me pasoja të rënda nuk është i izoluar, nuk është një rast sporadik, por një skemë masive grabitje.

Ky aktivitet kriminal nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj, i cili ka për detyrë të mbrojë interesin publik dhe të drejtat e pasagjerëve.

Aktualisht po përgatitet një kallëzim penal me prova dhe gakte për një organizatë kriminale me anëtarë kupola e Wizz Air, Aeroporti i Rinasit, Maksim Et’hemaj dhe disa segmente në drejtësi. Kallëzimi penal do të referohet në SPAK.

Kupola e Wiz Air

Ndërsa sportelet e kompanisë mafioze Wizz Air u komunikojnë pasagjerëve vonesat ose anulimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, shpërfillin ankesat dhe protestat e pasagjerëve, në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës harbohen shefat e Wizz Air me femra, puro kubaneze, alkool, ‘viza të bardha’, bixhoz etj., duke ndarë pazaret dhe korruptuar përfaqësues të Ministrisë së Transporteve.

Aktiviteti erotiko-korruptiv zhvillohet tek pallati i kuq te Liqeni Artificial.

Kupola përbëhet nga kapoja Robert Carey, presidenti i kompanisë mafioze Wizz AirRobert Carey vjen në Tiranë, mashtron dhe mbyll pazare, duke inkurajuar mëkëmbësit e tij të vijojnë zhvatjen, kaosin dhe papërgjegjshmërinë ekstreme me fluturimet.

József Váradi është mëkëmbësi i Robert Carey në Tiranë, CEO kompanisë kriminale Wizz Air.

József Váradi, bashkë me Autoritetin e Aviacionit Civil, dyshohet se kanë cënuar sigurinë, duke fshehur faktin se në avionët e Wizz Air që marrin flakë në Aeroport, janë instaluar motorrë dhe pjesë të prodhuara nga një kompani mashtruese angleze, pjesë e industrisë britanike të aviacionit.

Në Britaninë e Madhe ka plasur një skandal, ka hetime dhe disa kompani ajërore kanë tërhequr avionët, pasi u janë montuar pjesë nga pajisjet e kompanisë mashtruese angleze, nga bulonat deri tek helikat e rëndësishme të turbinave.

Ka dyshime të forta se kompania angleze ka falsifikuar certifikatat e sigurisë së pjesëve të avionëve, sidomos për motorrët e avionëve.

Për shkak të kostos së ulët të pjesëve jashtë standardeve, Wizz Air dyshohet se ka marrë pajisjet tek kompania angleze.

Për skandalin besohet se janë në dijeni edhe institucionet shqiptare të sigurisë, por kanë mbyllur njërin sy, pasi ndajnë interesat me Wizz Air.

Pjesë e kupolës është edhe Evelin Jeckel (Horváth), ndrikulla e József Váradi për propagandën dhe bojatisjen e skandaleve të Wizz Air. Kjo treshe bashkëpunon me drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, pupac i Belinda Ballukut, e cila po hetohet nga SPAK për një aferë korruptive me Tan Dulakun.

Maskarada e Wizz Air vijon me bekimin e ‘mustakut portugez’, shefi operacional i aeroportit, Jose Angeja, i skeduar për spiunazh.

Skandalet e Wizz Air

Anulim fluturimesh

Këtë të premte kompania mafioze Wizz Air ka anuluar dhe shtyrë sërish fluturimet për 24 orë, në minutat e fundit. Kompania i kishte njoftuar pasagjerët se fluturimi do të shtyhej me dy orë. Fluturimi ishte parashikuar për të nisur në orën 12:10. Fluturimi u shty për në orën 14:00. Kur pasagjerët u paraqitën dhe në orën 11 për të bërë check in, u njoftuan se fluturimi nga Tirana në Milano ishte shtyrë me 24 orë.

Vonesat të zakonshme

Vonesat me 2-3 orë në avion janë të zakonshme. Dy ditë më parë, pasagjerët, pasi qëndruan 3 orë në avionin e mafies Wizz Air në Rinas, u urdhëruan që të zbrisnin pasi avioni kishte defekt.

Avioni ndalon si të ishte autobus

Avioni i linjës “WizzAir” në datën 1 janar 2023, me destinacion Londrën, i nisur nga Rinasi, ka bërë një ndalesë në Greqi, pasi në bord ka pasur disa shtetas me pasaportë greke. Pra, avionin e ka kthyer në urban. Skandali është mbyllur nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Avioni niset për Belgjikë, ndalon në Francë

Muaj më parë disa qytetarë thanë se  ishin nisur drejt Belgjikës, por avioni i Wizz Air është vonuar rreth tre orë në Rinas. Më pas, avioni nuk e ka bërë zbritjen në Belgjikë, por në Lille të Francës.

Vidhen valixhet

Shumë qytetarë kanë denoncuar kompaninë Wizz Air se u ka vjedhur valixhet. Humbja dhe vjedhja e valixheve me Wizz Air është bërë e zakonshme. “Jam Vlash Mali nga Durrës, jetoj në Milano, Itali. Kam udhëtuar në linjën nga Milano në Tiranë, Rinas në datën 22 korrik 2022. Kur arrita në Rinas s’më ka ardhur bagazhi prej 22 kg”.

Skemë vjedhje me check-in

Udhëtarët denoncojnë një skemë mashtrimi, e cila përfshin kompaninë në fjalë dhe aeroportin e Rinasit. Menjëherë pasi prisni një biletë avioni, ju duhet të bëni një check-in online në faqen e kompanisë por në shumicën e rasteve nuk funksionon, duke ia ngarkuar aeroportit bërjen e check-in. Në momentin kur shkoni në aeroport pak para nisjes, ju tarifoheni me një pagesë të quajtur shërbime biletarie, në një vlerë prej 80 euro.

Shet më shumë bileta se sa vende

Nuk mumgojnë rastet kur mafia Wizz Air shet më shumë bileta se sa ka vende në avion. Shumë qytetarë kanë denoncuar se kanë prerë biletën, por nuk kanë mundur të udhëtojnë pasi ishin plotësuar vendet në avion.

Avionët marrin flakë në pistë

Në 12 maj 2023, mororri i një avioni, pak para fluturimit, mori flakë në pistë. Autoriteti i Aviacionit Civil manipuloi ngjarjen, duke mohuar zjarrin.