Biznesmeni Petraq Shomo, përmes kompanisë së tij Aci Engineering, ka përlarë një tender të dyshimtë dhe me flamur korrupsioni nga OSSH-ja e Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për tenderin me vlerë 1.5 milionë euro për blerje kabulli. Fituese e tenderit është shpallur kompania Aci Engineering e Petraq Shomos, me ofertë fituese 138 859 000 lekë, ku bashkë me TVSH tejkalon fondin limit.
Këtë tender e bën të dyshimtë fakti se është skualifikuar bashkimi i kompanive ROSI sh.p.k dhe TEAD sh.p.k, me ofertë rreth 1.2 milionë euro, pra 200 mijë euro më pak se sa oferta fituese e Petraq Shomos.
Edhe pse shërbimi ishte për të ofruar kabull, janë gjetur shkaq për t’i skualifikuar dy kompanitë.
I dyshimtë është edhe fakti që kompania TEAD është tërhequr nga gara, duke ngritur dyshime për ndonjë pazar mes palëve.
Ndërkaq, gjatë viteve të fundit, kompania Aci Engineering e Petraq Shomos ka marrë mbi 30 milionë euro tendera kryesisht nga OSSH, por edhe nga OSHEE dhe OST.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes me në krye Bledian Dalipi, i ka kanalizuar paratë publike në vlerë miliona euro drejt kompanisë së Petraq Dhomos me procedura të dyshimta, garë e dyshuar fiktive, flamur të kuq korrupsioni, oferta fituese gati sa fondi limit.
Përqëndrimi i tenderave tek OSSH-së krijon dyshime të forta për një skemë korrupsioni mes Bledian Dalipit dhe Petraq Shomos.