I shërbejnë dhe komandohen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, i pari ish sekretar i Partisë së Punës dhe i besuar i Nexhmie Hoxhës (shikoni fotot e tij pranë oxhakut dhe në varkë me familjen e Enverut), ndërsa i dyti spiun i Sigurimit të Shtetit, me emër të ndryshuar.
Në të njëjtën kohë akuzojnë prokurorin e SPAK, Arben Kraja, pse ka punuar disa muaj në diktaturë.
Nuk thonë asgjë për Ridvan Boden anëtar i Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë dhe të bijën Adela Bode punonjëse e Bankës së Shqipërisë.
Por, akuzojnë Arben Krajën se pse nipi dhe mbesa e tij punojnë në Bashkinë e Tiranës, në të cilën punojnë shumë familjarë të Foltores.
Edhe për Arben Krajën nuk thanë asgjë deri ditën që firmosi bashkë me prokuroren Enkeleda Millonai, arrestimin e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash, si dhe procedimin e Sali Berishës për korrupsion.
Arben Kraja, bashkë me prokurorin Sotir Kllapi, po përgatisin edhe arrestimin e Ilir Metës për korrupsion dhe pastrim parash.
Këto janë arsyet sepse karteli mediatik i Sali Berishës dhe Ilir Metës ka nisur një sulm ditët e fundit ndaj Arben Krajës.
Si llogore kundër Krajës, dyshja Berisha-Meta po përdorin Vesho Mallistin si dhe TV Syrin me pronar faktik Shkëlzenin, por që e administron në letra përmes Çim Pekës dhe Gaz Spahisë.
Dy llogoret mediatike që po tentojnë të shantazhojnë Arben Krajën, janë implikuar rëndë në pastrim parash, madje Syri Tv tashmë është automatikisht objek hetimi nga SPAK për shkak të akuzës për korrupsion ndaj Sali Berishës
Vesho mallisti është një ish zyrtar i korruptuar i Partisë Demokratike, i maskuar si gazetar, ish sekser dhe mbledhës gjobash i Ridvan Bodes, themelues i gjobëvënies me portale, lëpirës prapanicës së gjysmës së gjeverisë, oligarkëve dhe i çdo biznesmeni që i jep para, i shpëlarë, mediokër, histerik dhe me psikozë të theksuar.
Vesho mallisti është gjithashtu një ish anëtar i 7-8 bordeve shtetërore, ka marrë një licencë për televizion nga AMA në mënyrë të korruptuar, pastron derrçe para me TV dhomë e kuzhinë dhe një protal periferik, psikik dhe ndotës.
Krahas Syrit Tv, një lavatriçe mediatike parash të pista, Vesho mallisti duhet të merret në hetim nga SPAK për pastrim parash, ndikim të paligjshëm tek disa funksionarë publik, shantazh dhe korrupsion në kuadër të aferave korruptive të Ridvan Bodes, Ardian Fullanit, Sandër Frangajt, Arben Ahmetajt dhe disa oligarkëve.
Vesho mallisti, Belo ezmeri dhe grupi i tij butaforik, financohen nga Bela dhe drejtorët e saj me paratë e korrupsionit, për të sulmuar Erion Veliajn, duke përdoruar si ‘kauzë të bjerrur’ inceneratorin e Tiranës.
Të gjithë bashkë do të kenë fatin e profesor Abit!