Gjendet e braktisur foshnja e porsalindur në bodrumin e një pallati në Tiranë

Aktualitet

Publikuar: 08/11/2023

Gjendet e braktisur foshnja e porsalindur në bodrumin e një pallati në Tiranë

Një foshnje e braktisur është gjetur sot në bodrumin e një pallati në Yzberisht.

Një banor i zonës ka dëgjuar të qarat e foshnjës dhe ka lajmëruar policinë.

Foshnja është gjetur e mbështjellë me disa batanije dhe është transportuar mënjëherë në spital. Sipas burimeve, ka pasur disa shqetësime, por tani është në gjendje të stabilizuar.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të parë se kur është braktisur fëmija dhe nga kush.