Aktorja Olta Gixhari ka treguar në çdo dalje të saj, se mund të fitojë shumë lehtë vëmendjen e të gjithëve dhe të jetë në qendër të vëmendjes.
Edhe si anëtare e jurisë në spektaklin e kërcimit “DWTS”, ajo ka qenë ndër më të komentuarat.
Por mbrëmjen e së premtes, sjellja e aktores ndaj kryetarit të jurisë ka habitur jo pak publikun e gjerë.
Fillimisht, kur Iliri pati një problem me mikrofonin, Olta nguli këmbë që balerini të fliste nga mikrofoni i saj dhe Iliri i plotësoi dëshirën.
Por teksa ky i fundit komentonte kërcimin e Juliana Nurës, Olta u ngrit në këmbë duke demonstruar lëvizjen që kërkoi Iliri, por të pasmet drejtuar atij sipas ndjekësve, nuk u dukën aspak hijshme në ekran.
Videot padyshim që nisën të bëjnë xhiron e rrjetit menjëherë pas spektaklit.