Prapaskena

Pa kategori

“Ilir Meta është arratisur nga vendi”? Sali Berisha: Nuk mund të them se ku është, nuk kam folur që nga e shtuna

Publikuar: 26/10/2023

Sali Berisha thotë se nuk ka biseduar me aleatin e tij Ilir Meta që prej të shtunës së 21 Tetorit, kur SPAK e akuzoi për korrupsion pasiv.

Berisha u pyet nëse ka dijeni se ku ndodhet Ilir Meta.

Blendi Fevziu: A keni folur me Ilir Metën për këtë çështje?

Sali Berisha: S’më ka rënë puna këto ditë me fol.

Blendi Fevziu: A e dini ku është Ilir Meta se sot ka gjatë gjithë ditës ka qarkulluar një lajm që z.Meta nuk gjendet në Shqipëri?

Sali Berisha: Të them të vërtetën nuk mund të them se ku është se ai udhëton. Nuk kam telefonuar nga e shtuna e këtej.



Më të lexuarat