Në reagimin e parë për dosjen ‘Buka’, Arben Ahmataj, shprehu habinë dhe u shpreh si për një çështje që nuk kishte asnjë lidhje me të, thua se kishte ndodhur në një kontinet tjetër dhe nuk ishte ai koka e privatizimeve korruptive, duke kaluar pasuritë publike në emër të shokëve dhe klientëve të tij.
Ashtu si për çështjen e inceneratorëve, Ahmetaj pretendoi se nuk ka asnjë lidhje dhe se nuk ka firmosur për privatizimet korruptive.
Ahmetaj u kërkoi ndihmë gazetarëve nga arratia që të lexonin dosjen dhe të zbulonin të vërtetën para publikut, të vërtetën se SPAK po e akuzon me të padrejtë.
“Arben Ahmetaj për një gjë ka të drejtë: të mos hetohet vetëm ai, por dhe ata që kanë dhënë lejen në shkelje. Mbase nuk gjejnë gjë, por hetimet gjithëpërfshirëse i shërbejnë drejtësisë, llogaridhënies dhe transparencës!”, e mbyll analizën Ola.
Me ‘ata që kanë dhënë lejen në shkelje’, gazetarja i referohet Erion Veliajt, i cili ka dhënë leje për ngërtimin e qendrës tregtare në pronën publike që Ahmetaj ia dha mikut të tij.
Nuk është hera e parë që Ola tenton t’i vijë në ndihmë Arben Ahmetajt, i perceptuar dhe i faktuar si koka e korrupsionit gjatë tre dekada pluralizëm.
Për dosjen 320 faqe të SPAK për korrupsionin 20 vjeçar të Arben Ahmetajt, Ola Xama publikoi një shkrim tek Birn, duke implikuar Erion Veliaj.
Në 320 faqe me dhjetëra episode korrupsioni dhe pastrimi parash nga Arben Ahmetaj, Ola Xama gjeti dy paragrafë për Veliajn!
Dhe për këtë punë të ‘pavarur’ u përgëzua nga Tigri në arrati.