Debate në seancë mes Gjokutajt dhe Arben Krajës, prokurori i kërkon të dalë jashtë

Aktualitet

Publikuar: 23/10/2023

Debate në seancë mes Gjokutajt dhe Arben Krajës, prokurori i kërkon të dalë jashtë

Gjatë seancës për njohjen me masën e sigurisë ndaj Jamarber Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashi, ka pasur dhe debate mes ish kreut të spak Arben Kraja dhe Avoktatit Genc Gjokutaj.

Burime nga brënda seancës bëjnë me dije se prokurori Kraja e ka pyetur avokatin në çfarë cilësie ishte dhe çfarë përfaqsonte. Gjokutaj i është përgjigjur se është avokati i Sali Berishës.

Por në këtë moment Kraja i ka kërkuar të dalë nga seanca pasi ai nuk ka prokurë, dhe se sot nuk është seanca ndaj shtetasit Sali Berisha, por ndaj Jamarbër Malltezit e Fatmir Bektashit.