Dhëndri nuk e mban burgun, sëmuret që natën e parë, mund të arrestohet edhe Shkëlzeni, Berisha mobilizon të vetët, skenarët nga greva e urisë tek trazirat

Krim & Korrupsion

Publikuar: 22/10/2023

Dhëndri nuk e mban burgun, sëmuret që natën e parë, mund të arrestohet edhe Shkëlzeni, Berisha mobilizon të vetët, skenarët nga greva e urisë tek trazirat

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, duket se nuk po e përballon dot burgun.

Ende pa mbushur 24 orë nga arrestimi në Rinas, Malltezi ka nisur të ankohet për shqetësime shëndetësore, si luhatje tensioni, mungesë oreksi, rrahje të çrregullta zemre, vështirësi në frymëmarrje etj.

Dhëndri i Berishës duket se po përgatit terrenin për të kërkuar një masë sigurie më të lehtë në vijim, edhe pse marifete të tilla nuk kanë pasur efekt muajt e fundit te SPAK dhe GJKKO.

Prapaskena mëson se Malltezi kishte nuhatut rrethimin nga SPAK. Ai kishte nisur të likuidimin e kompanisë Homeplan, me të cilën kishte përfituar 5.4 milionë euro me privatizimin e ish Kompleksit Partizani, ndërsa po shiste edhe pasuritë.

Ka dyshime të forta se Malltezi kishte në plan për t’u larguar në Gjermani, aty ku dyshohet se po strehohet edhe Shkëlzen Berisha.

Ditët e fundit Malltezi është mbajtur nën vëzhgim. Dhëndri i Berishës dyshohet se kishte në plan për t’u larguar nga Rinasi, ku edhe u arrestua, ndonëse media e Familjes tha se po priste bashkëshorten, Argita Berisha.

Familja Berisha ka larguar gjithashtu paratë nga shtëpitë dhe vilat e shuma, duke i paraprirë kontrollit nga BKH-ja.

Edhe në vendimin paraprak të gjykatës, për masat e sigurisë, theksohet rrezikshmëria e Sali Berishës për të zhdukur provat.

SPAK po heton edhe Shkëlzen Berishën për pastrim parash, bashkë me Syri Tv, me pronar në letra Çim Peka dhe administrator, Gaz Spahia.

Nuk përjashtohet mundësia që edhe Shkëlzeni të ketë fatin e dhëndrit.

Ndërkaq, Sali Berisha u ka kërkuar deputetëve që të reagojnë me statuse në Facebook dhe ta mbështesin në këto ditē të vështira.

Sali Berisha ka kërkuar ndihmë edhe tek krahu i forcës dhe klanet e errëta për t’i dalë në mbrojtje dhëndrit, ndërsa ka kërkuar mobilizimin e bazës.

Por, deri më tani i janë përgjigjur vetëm Çim Peka, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Ilir Meta.

Ky i fundit po hetohet nga SPAK për pastrim parash dhe korrupsion, ndërsa pritet të arrestohet bashkë me Petrit Vasilin në ditët në vijim.