Ditë zie për Syrin, Vesho mallistin, Çim Pekën dhe Sonila Meçon, ja si po e japin lajmin e kobshëm, ikin Meta dhe Shkëlzeni

Krim & Korrupsion

Publikuar: 21/10/2023

Ditë zie për Syrin, Vesho mallistin, Çim Pekën dhe Sonila Meçon, ja si po e japin lajmin e kobshëm, ikin Meta dhe Shkëlzeni

Ditë e zezë për TV Syrin, Vesho mallistin, Çim Pekën, Sonila Meçon etj., padronët e të cilëve janë goditur sonte nga SPAK, duke i lënë zbuluar si zogjqtë kur klloçkën ua merr shqiponja.

Tronditja dhe pezmatimi reflektohen që tek sikleti i madh për të dhënë lajmin e zi të arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe marrjen të pandehur të Sali Berishës, me masë sigurie.

Portali dhe televizioni i Familjes Berisha, Syri, e ka paraqitur lajmin sikur Jamarbër Malltezit i ka humbur portofoli në Rinas dhe jo se e kanë arrestuar, duke rrezikuar deri në 15 vite burg, për pastrim parash dhe grabitje të pasurisë publike me dorën e vjehrrit kryeministër.

Me delikatesë e ka trajtuar lajmin e kobshëm edhe Vesho mallisti, një ushtar i Jamarbër Malltezit dhe Shkëlzen Berishës, të cilën e kanë ndërsyer si zagar ndaj atyre që u kanë publikuar aferat.

Të tronditur janë Sonila Meço dhe pronari në letra i Syrit, Çim Peka. Një burim tha se Sonila Meço ka nisur të qajë me zë, ndërsa një kolege e mbante nga krahët.

Me goditjen e familjes Berisha, Meço dhe Çim Peka u mbetet të shkojnë tek TV-ja dhomë e kuzhinë e Vesho mallistit, që të bëjnë 40 kronika në turn.

Ashtu si Syri, edhe Vesho ndan para cash, por tek Syri paratë e pista vinin me çanta.

Kjo çetë është përdorur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta për të sulmuar SPAK, ish ambasadorët amerikanë Donald Lu dhe Yuri Kim, si dhe reformën në drejtësi në tërësi.

Dhe kjo është vetëm goditja e fillimit. Pas arrestimit të Malltezit dhe sekustrimit të pasurive, në shenjestër janë Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta, me dosje të hapura për pastrim parash dhe korrupsion.

Prapaskena mëson se Ilir Meta dhe Shkëlzen Berisha janë larguar nga Shqipëria.