Njihet për karakterin e fortë, që nuk ndikohet nga presionet si dhe për hetimin e korrupsionit dhe pastrimit të parave. 
Bëhet fjalë për prokuroren e Tiranës, Sonila Muhametaj, e cila kandidon për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, për t’ju bashkuar skuadrës që shqiptarët dhe SHBA-BE i kanë besuar goditjen e korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar.
Sonila Muhametaj ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës.
Në vitin 2014 ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2015 u dekretua nga Presidenti si prokurore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Në shtator 2018, Sonila Muhametaj ishte një ndër tre prokurorët e transferuar me urdhër të kryeprokurores Arta Marku pas një konflikti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për një dosje.
Zonja Muhametaj ngriti padi kundër vendimit në Gjykatën Administrative dhe e fitoi çështjen, duke u rikthyer nga Prokuroria e Pukës në atë të Krimeve të Rënda.
Me shkrirjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në fund të vitit 2019 dhe krijimin e SPAK, Muhametaj u zhvendos në Prokurorinë e Tiranës.
Në vitin 2019, Sonila Muhametaj kaloi procesin e Vetingut lehtësisht, pa probleme dhe pa konstestime.
Sonila Muhametaj ka zhvilluar beteja gjyqësore edhe brenda sistemit.
Pas rrëzimit të Arta Markut, e cila e tranferoi në 2018, Sonila Muhametaj kundërshtoi vendimmarrjet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërimin e Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut në SPAK pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë dhe se vendimmarrjet e marra e KLP ishin në konflikt interesi.
Prokurorja Muhametaj kërkoi shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë dhe se vendimmarrjet e marra e KLP ishin në konflikt interesi.
Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu u emëruan nga KLP-ja në dhjetor 2021, ndërsa Sonila Muhametaj, ish-prokurore e Krimeve të Rënda, u radhit e treta.
Por vlerësimet pa praninë e medias dhe në mungesë tranaparence të KLP-së kanë ngritur dyshime mes vëzhguesve të sistemit të drejtësisë.
Prokurori Elvin Gokaj, i cili mori 216 pikë dhe u rradhit i pari, ishte vlerësuar “ngelës” nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit në kriterin e aftësive profesionale gjatë procesit të vetingut. KPK e pezulloi prokurorin Gokaj nga detyra për “njohuri dhe aftësi të cekëta dhe gjykim të dobët për kryerjen e procedurave”, “njohuri të cekëta dhe gjykim të dobët në analizimin e provave” dhe një sërë problemesh të tjera.
Bazuar në vendimin e KPK Gokajt iu desh një vit shtesë në Shkollën e Magjistraturës për të kapërcyer procesin e rivlerësimit.
I dyti në garë me 211 pikë, po ashtu i zgjedhur si prokuror i SPAK, ishte prokurori i Elbasanit Alfred Shehu.
Shehu u bë i famshëm si prokurori i konferencës për shtyp të ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, nga mbështetës të Partisë Demokratike katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan.
Shehu qëndroi në të njëjtën platformë me Veliun, ndërsa ky i fundit manipuloi ngjarjen dhe fshehu gjetjen e materialeve zgjedhore në makinën e Mehmet Grecës, një person me precedentë penalë që dukej se ishte përfshirë në fushatë për Partinë Socialiste.
Ndërkohë e skualifikuara e vetme nga gara, prokurorja e Tiranës Sonila Muhametaj (Domi) që mori 208 pikë, duket se nuk është parë me sy të mirë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Sonila Muhametaj ankomoi vendimarrjen e KLP-së si të paligjshme dhe Gjykata e Apelit i dha të drejtë, ashtu si në rastin e Arta Markut. 
