Gerd Hoxha, gjyqtari i Veshos që liron kriminelë dhe dënon gazetarë, si e çau rrjetën e Vetingut. CNA: Është marionetë e PS dhe ‘vrasës’

Krim & Korrupsion

Publikuar: 17/10/2023

Gerd Hoxha, gjyqtari i Veshos që liron kriminelë dhe dënon gazetarë, si e çau rrjetën e Vetingut. CNA: Është marionetë e PS dhe ‘vrasës’

Në 16 shkurt 2023, gjyqtari Gerd Hoxha liroi nga burgu Dan Hutrën, i cili dy javë më vonë vrau tre gra në Tiranë dhe plagosi tre të tjera.

Në 2 janar 2021, Gerd Hoxha, la në burg tre ushtarë të bosit të kokainës, Trifon Muratajt, pas kapjes së 119 kg kokainë të pastër, ardhur nga Ekuadori.

Por, 1 muaj më vonë, Gerd Hoxha liroi nga burgu Marson Muratajn, administratorin e kompanisë së kokainës ‘Bana King’.

Gjykata e Apelit vendosi rikthimin në burg të Muratajt, duke rrëzuar vendimin e Gerd Hoxhës.

Gerd Hoxha është lakuar edhe për lehtësim të pozitave të Ervis Martinsjt në ngjarjen në Linzë, ku u vra Enton Nika.

Në 19 qershor 2023, gjyqtari Gerd Hoxha ka dënuar për shpije dhe fyerje gazetarin Elio Laze.

Problemi dhe skandali nuk konsiston tek dënimi i gazetarit Laze. Janë gjykata të tjera që do të thonë fjalën e fundit.

Problemi dhe skandali nuk konsiston as në faktin që çekiçi i Gerd Hoxhës nuk rëndon mbi vrasës dhe trafikantë droge, por mbi gazetarë që thonë disa të vërteta që dihen botërisht.

Skandali konsiston në dyshimet e forta se gjyqtari Gerd Hoxha i është nënshtruar Vesho mallistit, një ish zyrtar i korruptuar i PD-së i maskuar si gazetar, një lavjerrës i Ridvan Bodes, Arben Ahmetajt dhe Aleksandër Frangajt.

Nuk ka gjyqtar dhe prokuror në Shqipëri që nuk e di dhe që nuk është i bindur se Vesho mallisti e ka pasur babanë spiun (është dokumenti), që mblidhte gjobat e Ridvan Bodes, që ka qenë anëtar bordesh publike, që pastron para me disa kompani në emrin e tij dhe të rrethit familjar, që është rrahur dhjetëra herë nga Korça deri në Tiranë për shpifje, që i kërkoi 50 mijë euro një botuesi, që paguhet nga oligarkët dhe krimi i organizuar, që aktualisht ka tutorë Arben Ahmetajn dhe Sandër nongratën, që bën evazion fiskal, që mashtron me taksat, që vendos gjoba, që shantazhon për llogari të korrupsionit etj.

Ka dyshime të forta se Vesho mallisti e ka shantazhuar dhe shtrënguar Gerd Hoxhën që të marrë vendim kundër Elio Lazes, meqëllim për ta tundur vendimin si certifikatë virgjërie.

Vesho ka iluzionin se me atë vendim do të fshijë lidhjet me ish Sigurimin e Shtetit dhe të kaluarën si zyrtar i korruptuar i PD-së, që urren gazetarët e mirfilltë, të cilët nuk kanë bërë punë tjetër në jetën e tyre.

Prapaskena ka të dhëna se Vesho mallisti e ka futur shpesh në zyrën e Gerd Hoxhës hundën e zgjeruar nga kokaina dhe veshon e shkurtuar me para gjobash.

Ftojmë SPAK dhe BKH-në t’u sekustrojë telefonat ose të shikojë tabulatet telefonike te Vesho mallistit dhe Gerd Hoxhës.

Pse Vesho mallisti duhet të hyjë në zyrën e Gerd Hoxhës, kur ky i fundit ka përpiliar vendimin për dënimin e Elio Lazes?

Pse Vesho mallisti duhet t’i telefonojë gjyqtarit dhe t’i ndërhyjë në mënyrë të paligjshme?

Ftojmë BKH-në të monitorojë Vesho mallistin, pasi kur vjen nga Gjermania për të mbledhur gjobat dhe ndarë paratë cash, lëviz si zagar nëpër Tiranë dhe futet në zyrat e funksionarëve të drejtësisë dhe zyrtarëve të tjerë publikë, duke kërkuar favore dhe ndërhyrë në mënyrë të paligjshme, duke menduar se është ende në kohën e Bodes.

CNA akuza Gerd Hoxhës

Portali periferik CNA e ka konsideruar gjyqtarin Gerd Hoxha si një marionetë e Partisë Socialiste dhe si ‘vrasës’ i Ardit Gjoklajt.

Por, duket se Gerd Hoxha ka prekur fundin, duke përfunduar në gjyqtar i Vesho mallistit.

Më mirë të etiketohej si gjyqtar i Dan Hutrës apo i Bana Kingut, se sa gjyqtar i Vesho mallistit. Më poshtë se Vesho mallisti nuk ka.

Si e kaloi Vetingun Gerd Hoxha

Gerd Hoxha e ka kaluar procesin e Vetingut me polemika dhe në mënyrë të diskutueshme. Komisioni Vetingut i shkallës së parë e konfirmoi Gerd Hoxhën në detyrë në 3 qershor 2021, me shumicë votash. Olsi Komici dhe Genta Tafa kanë votuar pro konfirmimit në detyrë të gjyqtari Hoxha.

Brunilda Bekteshi ka votuar kundër konfirmimit në detyrë të Gerd Hoxhës, me argumentin se nuk kishte arritur një nivel të besueshëm sa i takon vlerësimit të pasurisë. Zonja Bekteshi ka arsyetuar se Hoxha nuk justifikon pasurinë e deklaruar në vlerën 3,555,941 lekë ose rreth 30 mijë euro.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Vetingut është ka kërkuar në mënyrë të prerë shkarkimin e Gerd Hoxhës nga drejtësia, për cenimin e besimit të publikut te drejtësia. OMN, përmes përfaqësueses Marie Tuma, ka akuzuar gjyqtarin Gerd Hoxha se ka kur ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka votuar pro lejes së posaçme me afat 2-vjeçar që KLD i dha gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni –tashmë i dorëhequr nga sistemi i drejtësisë.

Sipas ONM-së, mbledhja e KLD-së dhe vendim i marrë për dhënien e lejes gjyqtarit Gjoni, janë kryer në shkelje të dispozitave ligjore. Rasti tjetër ka të bëjë me vendimin e KLD-së për të rrëzuar kërkesën e ministrit të Drejtësisë së kohës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj. Gjetja e tretë e ONM-së ishte mbi një dosje penale në ngarkim të një infermiereje dhe farmacistes të QSUT-së për abuzime me barnat për të sëmurët me kancer.

KPK-ja nuk e mori parasysh rekomandimin e ONM-së, duke konfirmuar Gerd Hoxhën në detyrë. Gjetjet e ONM-së kundër Gerd Hoxhës, KPK-ja i referoi për inspektim në ILD.

Në korrik të vitit 2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi Komisionerit Publik që të ankimonte në Kolegji e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të Gerd Hoxhës. OMN-ja konstatonte pamundësi financiare për krijimin e pasurive nga Gerd Hoxha, dyshime për fshehjen e një automjeti në emër të babait si dhe implikim veçanërisht për vendimmarrjet si anëtar i KLD.

Disa ditë më pas, Komisioneri publik Dariel Sina, duke pranuar rekomandimin e ONM-së, ankomoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të Gerd Hoxhës, duke konfirmuar të gjitha problematikat e konstatuara nga ONM-ja.

Një tjerët fakt interesant ishte se gjyqtari kishte pasur thuajse të njëjtat probleme si ish-bashkëshortja e tij gjyqtare e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri, e cila ishte konfirmuar në detyrë nga KPK-ja. Por vendimi ishte apeluar në KPA nga Komisioneri Publik, me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Elbana Lluri u shkarkua nga KPA-ja, ndërsa ish bashkëshorti i saj Gerd Hoxha u konfirmuar në detyrë.

Pas shumë seancash, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me shumicë votash, në 6 korrik 2022, konfirmoi në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha. Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Natasha Mulaj kanë votuar pro konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Gerd Hoxha, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Sokol Çomo dhe Ina Rama kanë kërkuar shkarkimin e Gerd Hoxhës nga detyra, duke argumentuar edhe qëndrimin e tyre.

Në mendimin e pakicës, Sokol Çomo dhe Ina Rama kanë arsyetuar se Gerd Hoxha nuk justifikonte me burime të ligjshme të ardhurash apartament me sipërfaqe 125 m2 të ndodhur në Tiranë, apartament me sipërfaqe 128 m2 të ndodhur në Vlorë si dhe ka fshehur një makinë “Audi Q7”.

Më i prerë në qëndrimin e tij, kundër konfirmimit në detyrë të Gerd Hoxhës, ka qenë vëzhguesi i famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs.

“Do doja të theksoja se jemi totalisht kundër këtij vendimi, jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për procesin e vendimmarrjes. Drejtësia shërbehet kur vendimi bazohet në fakte, jo kur faktet i përshtaten rezultatit të dëshiruar. Reforma në drejtësi, procesi i vetingut, ky Kolegj dhe qytetarët e Shqipërisë meritojnë më shumë se sa ky vendim”, tha Jacobs. Vijon…