SPAK merr të pandehur Ben Ahmetajn për privatizimet, ditë e zezë për Vesho Mallistin

Krim & Korrupsion

Publikuar: 08/10/2023

SPAK merr të pandehur Ben Ahmetajn për privatizimet, ditë e zezë për Vesho Mallistin

Një tjetër ditë e zezë për Vesho mallistin. SPAK ka marrë të pamgehur Arben Ahmetajn, tutorin e Vesho mallistit, tashmë për privatizimet korruptive.

Prapaskena ka paralajmëruar se dosja më e zezë e Tigrit është grabitja e pasurive publike, duke i kaluar në emrin e shokëve dhe klientëve të tij.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, raporton sot në Shqiptarja.com se pas aferës së inceneratorëve, SPAK merr sërish të pandehur ish-ministrin Arben Ahmetajn në lidhje me privatizim e ish-fabrikës së Bukës, tashmë kompleksi ‘Emerald’ tek rruga 5 Maji në Tiranë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 7 mld lekë të vjetra.

Arben Ahmetaj është marrë i pandehur për veprat penale ‘pastrim parash’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Po vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari. Ahmetaj në kohën kur është kryer privatizmi, ka qenë ministër Financash.

Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gokaj, i cili e ka marrë të pandehur Ahmrtajn 10 ditë më parë.