Prapaskena

Pa kategori

Reperi Drake e përmend Prishtinën në tekstin e këngës së re: Tensionet po rriten

Publikuar: 07/10/2023

Reperi i famshëm Drake ka publikuar së fundmi albumin e tij të ri, por ajo që ka rënë në sy është përmendja e kryeqytetit të Kosovës, në tekstin e një prej këngëve.

Megjithëse konteksti në të cilin e ka përmendur Drake Prishtinën mbetet disi i pakuptueshëm, ai përmend edhe fjalën tensione në vargjet e këngës “Polar Opposites”.

“Ose është teksti yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës së Drake.

“Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë (iu referohet rivalëve të tij Kanye West dhe Pusha T), shumë mënyra të tjera për të kapërcyer njerëzit, nuk është dashur të më shkelësh për të fituar lirinë”, vijon më tej Drake.



Më të lexuarat