Robert Staka kërcënon me vrasje prokuroret e Shkodrës, policia ende e lë të lirë, Staka dhunoi edhe nënën e tij, fyerje ndaj të vdekurve dhe disa vepra penale, përdoret nga grupet kriminale

Krim & Korrupsion

Publikuar: 06/10/2023

Robert Staka kërcënon me vrasje prokuroret e Shkodrës, policia ende e lë të lirë, Staka dhunoi edhe nënën e tij, fyerje ndaj të vdekurve dhe disa vepra penale, përdoret nga grupet kriminale

Policia dhe Prokuroria e Shkodrës po tregojnë neglizhencë të paranueshme, duke mosvepruar dhe lënë të lirë shtetasin Robert Staka, një personazh me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, ndoshta bipolar, por që dyshohet se mund të përdoret nga segmente të krimit të organizuar për qëllime kriminale.

Bëhet fjalë për një ish montazhier në TV Rozafa, administrstor i një portali anonim shkodranews, por që aktualisht administron një faqe onille me përmbajte shqetësuese shkodra.news, me të cilën bën thirrje për dhunë, vrasje, vetëgjyqësi etj., thirrje të cilat duket se nuk i kanë bërë përshtypje strukturave ligjzbatuese.

Ditën e sotme, Robert Staka, përmes faqes Facebook, shkodra.news, ka kërcënuar me vetëgjyqësi dhe vrasje një prokurore të Shkodrës, duke postuar një foto në një poligon çitje, armë, fishekë dhe 7 plumba në tabelë, duke dhënë kështu një mesazh kriminal.

Krahas mesazhit dhe paralajmërimit të një vepre penale, Staka përdor edhe një gjuhë burgu dhe fyen figurën e prokurores me epitete të ulëta.

Disa ditë më parë, Robert Staka, i dyshuar për probleme mendore, me një histori bullizimi dhe i skeduar për dhunë në familje, ka konsumuar edhe veprën penale të fyerjes dhe uljes së respektit ndaj të vdekurve, parashikuar në në nenin 118 të Kodit Penal, një veprim mjaft i ulët dhe i rëndë, që as bandat më mizore nuk e bëjnë.

Staka ka dhubuar edhe nënën e tij, ndërsa ka hedhur akuza shumë të rënda ndaj babait.

Ka dyshime të forta se Robert Staka vuan nga çrregullime mendore, pasi javët e fundit ka demostruar shenja psikoze, paranoje dhe bipolariteti.

Por, edhe nëse është kështu, kjo nuk e justifikon mosveprimin e policisë, e cila duhet ta çonte me forcë Stakën në qendrën më të afërt të shëndetit mendor, pasi Staka, në këto kushte, mund të kryejë një krim të rëndë ose mund të përdoret për të kryer një krim.

Ish montazhieri që synon të bëhet gazetar, ka nisur procedurat për të ndryshuar edhe mbiemrin nga Staka në Hana, për shkak të urrejtjes që ka për të afërmit dhe distancinit prej tyre dhe shoqërisë.

Ai ka dëbuar famijarët nga shtëpia dhe ka nxjerrë në shitje shtëpinë, duke pretentuar se me pararë e shitjes së banesës do të hapë një portal drejtësi.com, me të cilin do të asgjesojë krimin dhe korrupsionin, duke shpëtuar Shqipërinë.

Ashtu si Don Kishoti, edhe një Robert Staka, më parë një djalë i ngrojtur dhe i bullizuar nga shokët, fton në duel grupe dhe personazhe, të cilët i janë fiksuar.

Ditët e fundit po lufton me ambasadorë, prokurorë dhe gazetarë.

Disa javë më parë ‘luftoi’ virtualisht me Bajrat dhe Licët, duke i sharë dhe ftuar në duel.

Më pas ‘luftoi’ me kreu e SPAK-ut, Altin Dumani, ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ministrin e Brendshëm Taulant Ballën, zonjën Keti Bazhdari, kryebashkiakun Benet Beci, gra dhe burra në nivel lokal, gazetarë dhe analistë pjesë e paranojës së tij.

Ditët e fundit ka marrë malet duke sharë dhe mallkuar njerëz të ndryshëm, ndërsa bredh edhe nëpër fusha, lumenj dhe rrugëve të Shkodrës, duke fotografuar dhe bërë lidhje jashtë realitetit.

Nëse familjarët kanë hequr dorë prej tij dhe e kanë të pamundur ta ndihmojnë, u takon organeve shtetërore për ta marrë në administrim para se të jetë vonë dhe para kryerjes së ndonjë krimi.

Prapaskena mëson se për Robert Stakën janë referuar gjithashtu disa kallëzime penale në Policinë dhe Prokurorinë e Shkodrës, si dhe në Prokurorinë e Tiranës, çka tregon për një situatë konrete dhe të rrezikshme, si për një depersonalizim dhe degradim të Stakës, mbiemër të cilin nuk e duron dot.