Pas këtij hoteli luksoz me emër që simbolizon shkallën dhe rangun më të lartë, fshihet një histori pastrimi parash i rangut po aq të lartë, histori kamuflimi, korrupsioni me paratë publike, grabitje, manipulim bilanesh dhe veprimesh fiktive, duke e kthyer objektin në një aset kriminal që duhet të ishte sekuestruar me kohë nga drejtësia. 
Supreme Hotel, në Rrugën Besa në Qerret të Golemit, është një investim miliona euro, kamufluar me një kompani fantazmë me kapital 300 mijë lekë, pas të cilës qëndrojnë tre figura të krimit dhe trafiqeve, subjekte të ligjit anti-mafia, i cili në këtë rast nuk ka gjetur zbatim.

Ata janë karaxhozi i doganave, Ergys Hoxha, i njohur si Gysi i drogës, Gentjan Daja, i akuzar si i dënuar për trafik kokaine në Itali dhe Gjermani, si dhe Elvis Rroshi me 4 emra, i dënuar për përdhunim në grup në Itali, i arrestuar dy herë dhe i dëbuar dy herë nga Zvicra.
Gentian Daja dhe Elvis Rroshi dalin drejtëpërdrejtë si pronarë të hotelit Supreme, ndërsa Gysi i drogës kamuflohet me persona të tjerë.

Po le t’i marrim faktet me radhë
Elvis Rroshi, Gentjan Daja dhe Ergys Hoxha, që të tre subjekte të ligjit anti-mafia, janë shokë në punë të paligjshme.
Në dhjetor të vitit 2006, Elvis Rroshi dhe Gentian Daja themelojnë kompaninë fantazmë të ndërtimit Ergi shpk, me nipt K72522812K, me kapital 300 mijë lekë.

Fusin mbi 800 mijë euro para të pista në këtë kompan që vitin e parë i dhe e pezullojnë. Kompania vetëm në letra, herë pezullohet dhe herë aktivizohet.
Rroshi dhe Daja kujtohen në vitin 2018 për të miratuar bilancet e kompanisë. Arsyeja se pse i miratuan bilancet në 2018 ka të bëjë me faktin se nisin ndërtimin e hotelit luksoz me 5 yje, me para të pista.
Një investim miliona euro bazohet në disa bilance të rreme të një kompanie në letra me kapital 300 mijë lekë.
Sot hotel Supreme rezulaton në pronësi të Gentjan Daja, Manjola Hysenaj dhe Gentian Parruca.

Treshja fshihet pas PS-së dhe pushtetit
Ergys Hoxha, i njohur si Gysi i drogës, është sot nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Doganave, duke pasur në varësi Drejtorinë Hetimore dhe atë Operacionale, e cila përdoret për komtrabandë, zhvatje etj.
Më herët, Ergys Hoxha ishte drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministri.
Gentjan Daja ka qënë kryetar i PS-së në Kavajë. Ai dha dorëheqjen në mars të vitit 2017, pasi tentoi të bënte bashkëshorten e tij, Silvana Daja, kryetare të Bashkisë Kavajë, pas rrëzimit të Elvis Rroshit nga ligji i dekriminalizimit.
Skema dështoi pasi Daja u denoncua nga opozita si trafikant droge dhe Rama u tëhoq, pasi mund t’i përsëritej historia me Elvis Rroshin.
Ndërsa Elvis Rroshi ishte kryetar i Bashkisë Kavajë, i cili u shkarkuar, u mor i pandehur dhe u dënua më pas sepse rezulatoi i dënuar në Itali për përdhunim në grup.
Kompani që mbulon hotelin mori para publike
Elvis Rroshi me 4 emra, dy dënime, 3 arrestime dhe dy dëbime, u zgjodh kryetar i Bashkisë Kavajë në vitin 2011.
Kompaninë Ergi që kishte themeluar në vitin 2006, e kaloi në emrin e Gentjan Dajës.
Gentjan Daja ishte pjesë e strukturave të PS-së dhe më vonë kryetar i PS-së Kavajë.
Nga viti 2012 deri në vitin 2016, Rroshi dhe Daja kanë marrë para publike nga Bashkia Kavajë me tendera.
Rroshi i jepte tendera Gentjan Dajës, të cilit i kishte kaluar për mbulim kompaninë. Skema e korrupsionit zbatohet disa vite.
Paratë e korrupsionit përzihen më pas me para trafiqesh, duke ndërtuar Supreme hotel.
Disa ditë më parë, Elvis Rroshi qëndroi 1 orë dhe doli i zbardhur nga dera e SPAK-ut. Nuk dihet se për cilën nga aferat është thirrur Rroshi.
Grabitje pronash në Spille
Në nëntor 2017, me urdhër të prokurorisë u arrestuan 9 persona mes tyre edhenënprefekti i Tiranës, drejtori i ALUIZNI-t në qytet, si edhe disa zyrtarë të Hipotekës, pasi kishin grabitur sipërfaqe të mëdha pronash në Spille, me dokumente false, përfshirë edhe ranishten e detit.
Në bazë të dokumentave zyrtarë, të vendosura në dispozicion të gjykatës, rezultoi se kanë përfituar toka nga skema mashtruese familjarë të ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Gentian Daja, familjarë dhe lidhje fisnore të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, si edhe të ish-kryetarit të Komunës Kryevidh, Nezir Leçini.
Në kërkim ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, Seid Cikalleshi, i cili është vjehrri i ish-kryetarit të PS-së në qytet, Gentjan Daja. Kokat e kësaj skeme janë Gentjan Daja dhe Elvis Rroshi.
Gysi i grogës, njeriu kyç në Dogana
Ditët e para të 2023, Ergys Hoxha, i etiketuar në media si ‘Gysi i drogës’, u emërua nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Doganave, duke pasur në varësi Drejtorinë Hetimore dhe atë Operacionale.
Më herët, Ergys Hoxha ishte drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministri.
Në Dogana, Ergys Hoxha qëndron në krye të një grupi që udhëheq kontrabandën e mallrave, zhvatjen, gjobitjen dhe një sërë skandalesh konrete, për të cilat do të flasim në vijim.
Pjesë e këtij grupi janë Drejtori i Doganës Morinë, Alban Dushku, Fajon Shehu, drejtor i anti-kontrabandës, Agim Rakipi, shef i operacionales, Herkul Marku, drejtor i Doganës së Kapshticës, i shkarkuar ditët e fundit pasi pritet të arrestohet, drejtori i Doganës së Qafë Thanës, Gentian Berberi si dhe Ergys Kateshi, drejtor i anti-kontrabandës së Elbasanit.
Bëmat e Ergys Hoxhës
Në 2013, poshtë makinës së Ergys Hoxhës, te dera e Kryeministrisë, u zbulua një minë “C4”, por u sajua sikur makina ishte e Besnik Dervishit, një personazh paqësor, pa asnjë implikim dhe konflikt. Mina ishte mesazh për Gysin.
Në maj të vitit 2014, Ergys Hoxha u pezulluar nga detyra pasi u përfshi në një konflikt verbal me efektivët të Rrugores, duke i fyer dhe sharë. I gjithë debati mes tyre ishte rregjistruar nga kamerat e instaluara në makinën e patrullës.
Ai lëvizte me një Audi me targs false.
Targa AA 375 DB, të cilën e mbante mjeti tip “Audi A5” i Hoxhës, në sistem i korrespondonte një mjeti tjetër, tip “Fiat Punto” me ngjyrë gri, pronari i të cilit është një person nga Laçi.
Në momentin kur efektivët e Qarkullimit V. B. dhe E. J. i kanë kërkuar shpjegime Ergys Hoxhës për targën e mjetit që rezultonte e parregullt, ai ka nisur t’i fyejë, madje edhe t’i kërcënojë se do t’i hiqte nga puna. Njërit prej efektivëve ai i ka përplasur në fytyrë dokumentin e identifikimit me logon e Kryeministrisë.
Dy efektivët u tradhtuan nga shefat e tyre, të cilët kishin lidhje me Gysin.
Në gusht të vitit 2015, Ergys Hoxha ka pasur një tjetër incident, kësaj radhe me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Në kampin socialsit të Jalë, thuhet se ka pasur një përplasje fizike, ku Ergys Hoxha ka goditur ish ministrin Saimir Tahiri. Nuk dihet se kush ishte shkaku i përplasjes.
Më 12 tetor 2016, Gysi u kap rastësisht nga policia në një makinë vrasësi e trafikanti, por ngjarja u fsheh pasi në pah do të dilnin lidhje dhe pazare me pasoja për politikanë të rëndësishëm.
Në një raport të datës 10 maj 2018, SHISH informoi Edi Ramën, Prokurorinë dhe Ministrinë e Brendshme, se Gysi i famshëm, duke shfrytëzuar postin në kryeministri, ishte përfshirë dhunshëm e pa asnjë tagër ligjor, në aksionet e ALUIZNI e IKMT në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shëngjin, e Vlorë, duke diktuar se cilët objekte duheshin rrafshuar e cilët jo.
Sipas burimeve, Gysi ka pasur përplasje edhe me të dënuarin për përdhunim në grup, Ervis Roshi, me disa emra, ish kryetar i Bashkisë Kavajë.
Ergys Hoxha dhe Rroshi besohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në punë të zeza dhe biznese. Dyshja është akuzuar edhe nga shteasi Dritan Kanapari se i kanë vendosur tritol.
Gysi dhe Roshi dyshohet se qëndrojnë pas një resorti me vlerë 6 milionë euro në Kavajë, siç është ‘Supreme Hotel&Spa’, ndërtuar me para të dyshimta.
Për t’i shpëtuar veprimit të ligjit, hotelin e kanë kaluar në emër të një italiani. Roshi dhe Hoxha kanë pasuri të pajustifikuar, me vlerë miliona euro, në emër të tyre dhe të afërmve.
Në dorën e këtyre personazheve kanë rënë sot degët e doganës shqiptare. Edi Rama, edhe është në dijeni, nuk lëviz me sa duket për të mos prishur disa aleanca.
Opozita ka degraduar, pasi jo vetëm që nuk denoncon, por segmente të saj marrin bakshishe nga karteli i doganeve dhe klanet e tjera të pushtetit.
Prokuroria e zakonshme nuk ka vullnet dhe interes për të goditur këtë kartel, ndërsa SPAK dhe BKH ende nuk i kanë kthyer sytë nga kapja e doganave nga korrupsioni dhe krimi.