Kërkoi 200 mijë USD dëmshpërblim, ja kush e nxorri videon erotike të Inis Gjonit. Gjykata e Lartë implikoi hetuesit që zbërthyen telefonin e Arjan Selimit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 04/10/2023

Kërkoi 200 mijë USD dëmshpërblim, ja kush e nxorri videon erotike të Inis Gjonit. Gjykata e Lartë implikoi hetuesit që zbërthyen telefonin e Arjan Selimit

Publikimi i video-skandaleve ka patur gjithmonë një interes të gjerë publik në të gjithë botën. Për më tepër kur bëhet fjalë për personazh publik.

Duke patur të freskët e aludimeve për një pêrgshirje të Luana Vjollcës në një video që dyshohet se është produkt i inteligjencës artificiale, gazetari Elton Qyno ka deklaruar se në rast hetimesh, bisedat private mbi familjen apo jetën personale, jashtë aktivitetit kriminal të personave të inkriminuar, mbeten të tilla dhe nuk përfshihen në një çështje penale.

Për “Top Story”, Qyno tha se Prokuroria e Krimeve të Rënda, sot SPAK-u, ka pasur një precedent me rrjedhjen e pamjeve të videos +18 të artistes Inis Gjoni.

Në çdo telefon, të kujtdo individi po të kontrollosh do të gjesh biseda për punë dhe biseda private.

Sigurisht që edhe në bisedat e hakeruara përmes SKY ECC janë gjetur edhe biseda private të cilat nuk janë futur copy past në një dosje penale. Në fund të fundit ajo është një bisedë private që i takon individit, pavarësisht se çfarë përfaqëson ai nga ana penale apo diçka tjetër. SPAK-u është marrë vetëm me bisedën që ka objekt të hetimit.

Nëse biseda përputhet me ngjarjen dhe veprimet dinamike në terren të vrasjes së Gjin Boriçit apo të vrasjes së një individi tjetër, të përgatitjes së kushteve për të kryer vrasjen e Ibrahim Liçit apo Dorjan Dulit, këto janë biseda që i vlejnë SPAK-ut dhe përthithen tek procedimi 41, sepse ai nuk mund të marrë biseda “shko merr gruan apo fëmijët tek kopshti”… Këto as ne si gazetar nuk i marrim si biseda, edhe pse i konstatojmë në dosjet penale.

Edhe kur prokurorët kanë pasur procedime me përgjime të autorizuara me vendim gjykate, nuk merret biseda e një trafikanti droge dhe të futet e gjitha aty sepse nuk ka sens ajo.

Privacia ruhet. Prokuroria e Krimeve të Rënda, sot SPAK-u, që u përfol edhe për atë videon që zoti Karamuço e përmendi, ka pasur një precedent me rastin e zonjës Gjoni, kur doli një video. U procedua, u bë një gjyq civil dhe edhe sot e kësaj dite nuk u mor vesh se nga ka dalë ajo video, megjithëse ka qenë pikërisht në telefon”- tha Qyno.

Në vitin 2014, Gjykata e Lartë urdhëroi rigjykimin e padisë së regjisores Inis Gjoni, e cila kërkonte dëmshpërblim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas publikimit të një videoje intime të saj me Arjan Selimin, i vrarë në një atentat mafioz në vitin 2011.

Video qarkulloi gjerësisht në atë kohë dhe regjisorja Gjoni vendosi të ngrejë padi ndaj hetuesve, duke kërkuar 200 mijë dollarë dëmshpërblim.

Por Gjykata e Shkallës së Parë dhe më pas ajo e Apelit vendosën që të rrëzojnë kërkesën e Gjonit.

Sipas Gjykatës së Lartë, vendimi i Apelit është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit, ndaj duhet një rihetim.

Video intime e Gjonit është realizuar me një celular NOKIA.

Por të dyja gjykatat thonë se nuk e kanë këqyrur dot telefonin pasi mungonte kodi PIN.

Çudia është se në procesverbal konstatohet e kundërta, pasi thuhet se telefoni është këqyrur plotësisht dhe në rubrikën “gallery” janë gjetur 14 video, mes tyre njëra ku shihet një femër duke përdorur një pluhur të bardhë…

Kolegji i Gjykatës së Lartë ka kërkuar një akt të ri ekspertimi me ekspertë të paanshëm dhe me njohuri të posaçme në fushën e elektronikës.