Mercenari i krimit Renato Bodurri godet nga pas gazetarin Gjergj Zefi. Dyshimet e para. Mesazh sfidues për median

Krim & Korrupsion

Publikuar: 03/10/2023

Mercenari i krimit Renato Bodurri godet nga pas gazetarin Gjergj Zefi. Dyshimet e para. Mesazh sfidues për median

Segmente të krimit dhe korrupsionit kanë goditur mbrëmjen e sotme gazetarin Gjergj Zefi, administrator i portalit Pamfleti, një media e njohur për denoncimin e krimit.

Të paktën 4 mercenarë me maska të një grupi kriminal kanë pritur dhe goditur me sende të forta gazetarin Gjergj Zefi, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, duke i shkatuar dëmtime të rënda.

Mes autorëve është edhe Renato Bodurri nga Elbasani, një trafikan ordiner droge.

Ka dyshime të forta se pas sulmit qëndron një grup kriminal, i kontraktuar nga persona që pastrojnë paratë e drogës dhe korrupsionit.

Autorët edhe pse të maskuar, kanë lënë gjurmë, që nga targat, gjurmë gishtat dhe gjatë largimit.

Policia dhe Ministria e Brendshme janë angazhuar maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes, duke identifikuar edhe njërin nga autorët.

“Sulme të tilla vetëm na bëjnë më të fortë dhe na japin kurajo për të tregur të vërtetën ashtu siç është, pa shtrembërime dhe me fakte…”, thuhet në një reagim për media nga “Pamfleti”.

Vijon…

Tiranë/Informacion paraprak nga policia

Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.