Çmendet shqiptari në Greqi, kërcënon me armë punonjësit e fabrikës për zhurmën e makinerive

Aktualitet

Publikuar: 03/10/2023

Çmendet shqiptari në Greqi, kërcënon me armë punonjësit e fabrikës për zhurmën e makinerive

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Selanik, ku dy persona kanë terrorizuar dhe kërcënuar punonjësit e një fabrike më zonën e Oreokastros.

Mediat greke raportojnë se një shqiptar dhe një rom kanë hyrë në fabrikën e riciklimit të metaleve dhe kanë sulmuan tre punëtorë pasi ishin bezdisur nga zhurma e makinerive që operonin në atë zonë.

Pasi i kanë kërcënuar punëtorët, 34-vjeçari shqiptar ka qëlluar nga automjeti me dy të shtëna në drejtim të punëtorëve. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar.

Në kuadër të një operacioni, policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e 34-vjeçarit shqiptar, 1 pistoletë, së bashku me tetë ampula gazi dhe 22 fishekë metalikë, si dhe 1 karikator, 1 grusht hekuri dhe 1 thikë në një kuti lëkure.