Video erotike, përgjime, e-maile dhe dokumente në media. Si po i nxjerr SPAK-u ‘zorrët e barkut’?!

Krim & Korrupsion

Publikuar: 30/09/2023

Video erotike, përgjime, e-maile dhe dokumente në media. Si po i nxjerr SPAK-u ‘zorrët e barkut’?!

Prej disa ditësh, dy video me përmbajtje të theksuar erotike të dy moderatoreve të njohura, madje njëra me dy partnerë njëherësh, po qarkullojnë në platformën WhatsApp.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha sot në një studio televizive se dy videot kanë dalë nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim.

Telefoni i një figure të lartë krimit besohet se është zbëthyer nga SPAK-ut.

Shqetësues, madje alarmant është fakti se videot që sot po shkatërrojnë jetë njerëzish, kanë dalë në publik, çka tregon përdhojen e detyrës, besimit të publikut dhe një papërgjegjshmëri të thellë dhe kronike të personave që kanë në dorë materialet hetimore.

Pazari dhe politika me materialet hetimore dhe sensitive, është kthyer në një praktikë të shëmtuar dhe anti-ligjore nga Prokuroria.

Pavarësisht disa parlajmërimeve, kreu i SPAK-ut Altin Dumani nuk po arrin t’i japë fund kësaj praktike dhe të menaxhojë sekretin hetimor, të cilin e thekson kaq shumë në konferenca për mendiat, por dokumentet hetimore dalin dhe diskutohen nëpër kafenetë e Tiranës.

Përmbajtja e dosjeve të Nuredin Dumanit dhe Matamorfoza, përfshirë detaje për dhjetëra krime, dolën me shpejtësi në mendia, duke shuar kureshtjen e njerëzve, por nga ana tjetër duke u rrezikuar jetën dhjetëra njerëzve nga hakmarrja dhe ndoshta ndihmuar të dyshuarit t’i shpëtojnë ndëshkimit ligjor.

Në një rast, SPAK paralajmëroi gazetarët që të mos publikojnë më tej dëshmitë e Nuredin Dumanit, kur në fakt SPAK është përgjegjës direkt nëse nxirren sekretet hetimore dhe nuk është përgjegjësi e gazetarëve, të cilët e publikojnë atë në interes të opinionit publik.

Janë administrata e SPAK dhe disa prokurorë që po i nxjerrin ‘zorrët jashtë’ SPAK-ut, duke lejuar fotografimin e materilave hetimore.

Një ish zyrtar i Partisë Demokratike, i njohur si Vesho Mallisti, publikon çdo javë meteriale hetimore, përfshirë e-maile, kontrata jo noteriale dhe të dhëna personale, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa u përballur me pasojat.

Përgjime, veprime të shumta hetimore, e-maile etj., kanë dal sitematikisht në media, duke e kthyer në një han pa porta sa i takon ruajtjes së sekretit hetimor.